Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mund ta dërgojë draftin në Komisionin e Venedikut.Por, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se marrëveshja e dialogut nuk përfshin dërgimin e draftit në Komisionin e Venedikut.
Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli ka thënë se Kurti duhet ta definoj se a është Kosova shtet i pavarur apo jo.
Humolli thekson se në një shtet të pavarur nuk ka të drejtë askush në institucionet ndërkombëtare të kërkoj se si ndërtohet ligjshmëria e vendit.
“Kurti duhet me definu se a është Kosova e pavarur a po jo. Për një shtet të pavarur ska të drejtë askush me kërku në institucionet ndërkombëtare për ligjshmërinë e vendit se si me ndërtu. Besoj se Kryeministri duhet të kordinohet me ekspert të Kosovës që nuk i mungojn, vetëm duhet me dit me kërku ndihmë. Ekspertët nuk e lënë me gabu po duhet të jenë ekspertë e jo militant partie”, tha Humolli.