GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Kurti: Dua që Brukseli t’i bie bilbilit kur shkelen marrëveshjet, Perëndimi po përkëdhel Serbinë

20/09/2024
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Kurti: Asgjë nuk i shërben paqes më shumë sesa anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO
Share on FacebookShare on Twitter

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar zyrtarët perëndimorë se po “përkëdhelin” Serbinë, sipas tij, për shkak të frikës se Beogradi mund të afrohet më shumë me Moskën. Në një intervistë për “Reuters”, ai të premten ka thënë se Bashkimi Evropian po dështon ta luajë rolin e gjyqtarit në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

 

Siç raporton agjencia e njohur e lajemve, zyrtarët amerikanë dhe evropianë ia kanë lënë shumicën e fajit Kurtit për dështimin e ecjes përpara të Marrëveshjes së Ohrit.

 

Megjithatë, Kurti ka refuzuar këto pohime, duke thënë se Perëndimi po dështon t’i dënojë shkeljet e marrëveshjes nga Serbia.

 

“Dua që Brukseli ta luajë rolin e një gjyqtari, që do t’i bie bilbilit sa herë që ka shkelje të marrëveshjes”.

 

Çfarë kemi parë këto dy vite është se sa herë që Beogradi ka shkelur marrëveshjen, Brukseli nuk ka reaguar. Përkëdhelja ndaj Serbisë, mbi dy vite e gjysmë prej agresionit rus në Ukrianë, nuk është duke u shpaguar. Dikush duhet të thotë ndalojeni.” – ka thënë ai.

 

Kurti ka shtuar se diplomatët dhe zyrtarët në krye të politikës perëndimore ndaj Serbisë, kanë treguar “shumë kujdes apo edhe frikë” ndaj Kremlinit.

 

Shërbimi diplomatik i BE-së, që ndihmoi në marrëveshjen e Ohrit, nuk është përgjigjur në pyetjet për koment ndaj këtyre deklaratave.

 

Mes tjerash, përmenden masat ndëshkuese të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, pas ngjarjeve të vitit të kaluar në veri të vendit.

 

Në anën tjetër, zyrtarë të ShBA-së dhe BE-së kanë kritikuar Kurtin në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

 

Në intervistë, Kurti ka thënë se “është gati të flasë për vetëmenaxhim” për serbët, por nuk do të pranojë asgjë që do ta minonte Kosovën si shtet.

 

Ai po ashtu ka shtuar se “është gabim që Perëndimi po fokusohet kaq shumë në një çështje, kur ka një numër marrëveshjesh mes Kosovës dhe Serbisë që Beogradi ka dështuar t’i respektpojë”.

 

Këtu, ai citohet të ketë përmendur përkushtimin për të hapur urën e Ibrit. Kryeministri i Kosovës ka thënë se është duke u konsultuar për urën, madje edhe me serbët lokalë, por se debati nuk mund të zvarritej përgjithmonë”.

 

“Mendoj se ata në Serbi që insistojnë se ura duhet të qëndrojë e mbyllur, duan ta mbajnë gjallë ëndrrën e ndarjes së Kosovës. Ne duhet ta hapim urën, dhe ta bëjmë Kosovën normale.” – ka thënë në fund ai.

 

Theksojmë se as takimeve në Bruksel në kuadër të dialogut, dy zyrtarë të lartë të NATO-s të martën takuan kryenegociatorin e Kosovës në bisedime, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

 

Qeveria e Kosovës nuk dha shumë detaje nga këto takime, megjithatë, NATO tha t’i ketë thënë Bislimit kështu: “Vendimet (për hapjen e urës) duhet të merren përmes dialogut, në koordinim efektiv dhe kohshëm me bashkësinë ndërkombëtare dhe në një mënyrë që nuk i vendos në rrezik komunitetet lokale dhe trupat e NATO-s”.

 

“Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Operacione diskutoi situatën e sigurisë në Kosovë dhe adresoi shqetësimet e sigurisë në lidhje me hapjen potenciale për trafikun rrugor të urës së lumit Ibër në Mitrovicë. Z. Goffus theksoi nevojën për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.” – thuhej në komunikatën e NATO-s.

 

NATO në komunikatën e saj rikujtoi se mbajnë “prani fikse” mbi Urën e Ibrit dhe se do t’i përgjigjet “çfarëdo shqetësimi të sigurisë” dhe se për këtë gjë janë “të detyruar nga mandati i OKB-së” referuar “Rezolutës 12/44”.

 

“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO është i detyruar nga mandati i tij i OKB-së për të adresuar çdo shqetësim të sigurisë dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt. KFOR-i mban prezencën e tij fikse në urë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth.” – u tha tutje në komunikatë.

Tags: Albin Kurtibrukselperendimi
ShareTweetShare
Previous Post

Don Xhoni i nënshtrohet një intervenimi, shihet i shtrirë në spital

Next Post

Krasniqi: Bedri Hamza do të jetë kryeministër – s’kemi vija të kuqe për koalicione

Next Post
Krasniqi: Bedri Hamza do të jetë kryeministër – s’kemi vija të kuqe për koalicione

Krasniqi: Bedri Hamza do të jetë kryeministër – s’kemi vija të kuqe për koalicione

Lajmet e fundit

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

19/05/2025
Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

19/05/2025
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

19/05/2025
Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

19/05/2025
Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.