GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti: Drafti i Ekipit Menaxhues i papajtueshëm me Kushtetutën, e propozova një draft-vizion për Asociacionin

02/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Zgjedhjet në veri/ Kurti për bojkotin e qytetarëve serb: Kishte fushatë kërcënuese nga Beogradi zyrtar
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur i fundit pas takimit trilateral në Bruksel me presidentin serb Vuçiq dhe përfaqësuesit e BE-së Borrell e Lajçak.

U miratua Deklarata për Personat e Pagjetur ku mungoi termi “të zhdukur me dhunë” (ang. enforced disappearence) dhe u vu në tavolinë për herë të parë draft-statuti i Asociacionit.

Ai përdori të dy termet në deklaratën e tij për të pagjeturit, edhe me forcë por edhe me dhunë.

“Në këtë takim të nivelit të lartë, në fillim filluam me një notë të lartë e pozitive që u dakorduam bashkërisht për tekstin e Marrëveshjes të shndërruar pra në marrëveshje për çështjen e të zhdukurve me forcë, të zhdukurve me dhunë nga lufta në Kosovë.” – u shpreh z. Kurti për Deklaratën.

“Në këtë takim të sotëm pas marrëveshjes për të pagjeturit, ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje ekipin menaxhues i cili prezantoi një draft-statut në gjithsej 67 nene dhe më pastaj dhamë qëndrimin tonë se një draft-statut i tillë është fondamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën…” – tha kryeministri në lidhje me çështjen e draft-statutit.

“Unë propozova një draft-vizion përkitazi me nenin 7 të marrëveshjes bazike duke pasur parasysh edhe nenin 10.” – tha tutje Kurti në lidhje me këtë çështje duke shprehur besimin që drafti i tij të trajtohej me seriozitet.

“Serbët duhet të jetojnë në shtetin tonë, të jenë anëtarë me të drejta dhe obligime në shoqërinë tonë,” – vazhdoi më tej kryeministri.

Ai akuzoi Serbinë edhe se kishte shkelur marrëveshjen bazike të 27 shkurtit:

“Më duhet të theksoj që dorëzova te ndërmjetësit edhe një dokument mbi atë se si nga 27 shkurti kur jemi pajtuar për marrëveshjen bazë, Beogradi zyrtar e ka shkelur atë. Nga ai dokument shihet qartë se nga 11 nenet e marrëveshjes bazë, tetë prej tyre i ka shkelur Beogradi zyrtar,”

Kurti iu kthye sërish draft-statutit të prezantuar sot duke thënë që “qartazi ekziston dëshira për Republika Srpska në Kosovë” dhe se një gjë e tillë në të vërtetë e ka shkruar atë.

Ai përmendi një model të Kroacisë prej të cilit kishte marrë frymëzim për të shkruar atë që e cilësoi si “draft-vizion”.

Tags: Albin KurtideklarataMarrëveshja e Brukselit
ShareTweetShare
Previous Post

Borell i shqetësuar pas takimit: Zgjedhjet në veri s’ofrojnë zgjidhje, ndoshta kanë potencial për përshkallëzim

Next Post

Presidentja Osmani reagon për Deklaratën për të Zhdukurit në anglisht, s’gjen vërejtje

Next Post
Liberalizimi i vizave, Osmani: Nga 1 janar 2024 qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian

Presidentja Osmani reagon për Deklaratën për të Zhdukurit në anglisht, s'gjen vërejtje

Lajmet e fundit

Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

22/05/2025
Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”

Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”

22/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, Specialja i pranon edhe katër viktima

22/05/2025
Vrasja e diplomatëve izraelitë në Uashington, reagon ambasadorja Demiri

Vrasja e diplomatëve izraelitë në Uashington, reagon ambasadorja Demiri

22/05/2025
A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

22/05/2025
SPAK i sekuestron një banesë Erion Veliajt, kryebashkiakut i shtohet një akuzë

SPAK i sekuestron një banesë Erion Veliajt, kryebashkiakut i shtohet një akuzë

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

22/05/2025
Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”

Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”

22/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, Specialja i pranon edhe katër viktima

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.