Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi ka dhënë edhe një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve “Hina”, ku ka thënë se në raundin e ri të dialogut nuk do të lejojë krijimin e ndonjë forme të Republikës Srpskas në veri të Kosovës. Por, është shprehur edhe në lidhje me draft-statutin që do ta paraqes ekipi menaxhues.
Kryeministri Kurti në këtë intervistë ka thënë se në takimin më 2 maj në Bruksel, që pritet të prezantohet draft-statuti i Asociacionit, nuk do të lejojë që të krijohet Republika Srpska në veri të Kosovës.
Kurti është ankuar që nuk e ka parë ende draftin e Asociacionit dhe se po pret i lumtur për të parë se çfarë drafti kanë përgatitur.
Ai ka thënë se me marrëveshjen e 27 shkurtit është përmbushur ekzistimi i një niveli të duhur për vetëqeverisjen e komunitetit serb që jeton në Kosovë.
“Duke pasur parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shohë se çfarë drafti kanë përgatitur, edhe pse mendoj se do të ishte më mirë nëse do të ma paraqitnin fillimisht në Prishtinë. Megjithatë, do të siguroj që ajo që është rënë dakord tashmë më shkurt 27 në Bruksel është përmbushur ekzistimi i një niveli të duhur të vetëmenaxhimit të komunitetit serb sipas standardeve më të larta ndërkombëtare evropiane për mbrojtjen e minoriteteve.” – ka thënë ai.
Kujtojmë se javën e kaluar kryeministri nuk dukej fort i informuar në lidhje me punën e ekipit menaxhues. Ky ekip drejtohet nga ana e një deputeteje serbe nga Mitrovica e Veriut që është anëtare e partisë që drejtohet nga Aleksandër Vuçiqi.
“Por ajo që ne nuk do të lejojmë është e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo gjëje që do të dukej si Republika Srpska në BeH. Ne nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me thelb shkatërrues që do të minonte shtetësinë e Kosovës.” – ka theksuar më pas Kurti.
Më tej, Kurti ka thënë Kosova nuk lejon territorizim në baza etnike dhe se sovraniteti dhe integritetit territorial nuk do të cenohet.
“Megjithatë, vendi ynë është një vend normal demokratik që u jep të drejta individuale dhe të tjera qytetarëve të tij, por nuk lejon territorizim në bazë etnike, sepse është kundër demokracisë dhe republikës.” – ka thënë ai.
“Sovraniteti dhe integriteti territorial është diçka që nuk guxon të cenohet. Unë dua marrëdhënie normale me Serbinë, marrëdhënie evropiane, marrëdhënie të mira fqinjësore. Mbrojtja e minoriteteve është e rëndësishme për ne. Por ne nuk mund t’i japim pushtetin ekzekutiv komunitetit lokal sepse pushtetet ekzekutive i përkasin Qeverisë dhe komunave.” – është shprehur Kurti.