Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi kanë arritur në vendtakimin e tyre në Bruksel.
Gazetari, Kushtrim Sadiku në një lidhje direkte për Kanal10 ka raportuar gjatë arritjes së dy palëve, ku kryeministri Kurti arriti i pari në vendtakim me delegacionin e tij, disa minuta më pas ka ardhur edhe pala serbe.
Sot në Bruksel, pritet takimi i Kurtit dhe Vuçiqit, ku sipas të gjitha gjasave do të diskutohet më së shumti për statutin e Asociacionit dhe për angazhimin e palëve për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës.