Kryeministri Albin Kurti në Kuvend sot ka prezantuar gjashtë pika si kushte për pranimin e themelimit të Asociacionit.
Kjo shkaktoi debat mes tij dhe deputetëve opozitarë, të cilët e akuzuan se e ka pranuar Asociacionin.
Kurti tha se duhet të deklarohet dikush nga deputetët nëse dikush prej tyre s’pajtohen me këto pika.
“Këto kushte s’janë ato që i thotë Gjykata Kushtetuese, i thotë kryeministri i Kosovës dhe besoj që pajtoheni. A ka ndonjë prej juve si deputetë që mendoni që najnjonin prej këtyre gjashtë kushteve që sapo i lexova Kurti duhet ta heqë”.