Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë sot një adresim publik, ku target ka serbët që jetojnë në Kosovë, njofton Gazeta Papirus.
Mesazhi i tij është dhënë në gjuhën shqipe, në dy formate në të folur dhe me transkipt.
‘’E kam theksuar vazhdimisht se ky vend është i përbashkët i yni – ai që na përqafon dhe na mbron, dhe për të mirën jemi të detyruar të luftojmë. Le të ecim drejt një të ardhmeje më të mirë së bashku, duke ndërtuar ura të forta, për atë që duam për veten dhe familjet tona. Shtëpia është aty ku është shtëpia dhe vendi ynë është shtëpia e të gjithëve ne’’, deklaron Kurti.
‘’Nga ana tjetër, ne kemi nevojë për takime në Bruksel për zbatimin urgjent, të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë nga Brukseli, pjesë përbërëse e së cilës është Aneksi i Ohrit. E kam të qartë tani që presidenti i Serbisë i ka thënë PO marrëveshjes për të mos e nënshkruar dhe tani ankohet dhe pendohet duke thënë PO, për pranimin e asaj marrëveshjeje, që do të thotë njohje de facto e Republikës së Kosovës’’, vazhdone Kurti.
Sulmi dhe kidnapimi i policëve, gjuajtja ndaj ushtarëve të KFOR-it, sulmet e dhunshme ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen Një shoqëri demokratike dhe liberale nuk e toleron kulturën e dhunuesve, është shprehur po ashtu Kurti/ Gazeta Papirus/