Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë me një deklarim pas takimit disa orësh që mbajti me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Kurti përmes një cicërime në Twitter tha se në diskutimet e tyre pati papajtueshmëri lidhur me agresionin e fundit rus në Ukrainë.
“Agresioni i fundit rus në Ukrainë shtoi papajtueshmëritë tona. Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke. Raundi i sontëm u zhvillua në Pallatin Borsig në Berlin gjatë një darke pune”, tha Kurti.
Ndryshe, darka joformale mes Kurtit, Vuçiq dhe Lajçak u mbajt në vilën Borsig në perferi të Berlinit dhe zgjati disa orë.