Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka shkruar në Twitter për tre policët e kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, brenda territorit të Kosovës.
Informatat për gjendjen e këtyre policëve Kurtit ia ka sjellur Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, i cili i ka vizituar të burgosurit kosovarë në burgun e Kralevës.
“Ambasadori Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, ka folur veçmas me 3 policët e rrëmbyer nga Serbia dhe të burgosur në Kraljevë. Secila prej llogarive të tyre ishte identike: ata po hanin drekë së bashku në ?? kur 15 burra të armatosur i rrëmbyen me forcë”, ka shkruar Kurti, të martën.
Tash e gjashtë ditë policët e kidnapuar kosovarë po vazhdojnë të mbahen në burgjet e Serbisë, për ta nuk ka informacion.
Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë nuk ka dhënë asnjë detaj, pos asaj që sipas tij “policët po hajnë rrush e ëmbëlsira si dhe po pinë coca cola”.
Bashkë ndërkombëtare i ka kërkuar presidentit destruktiv serb që të lirojë pa kushte policët kosovarë.
Një gjë e tillë nuk është duke ndodhur akoma.