GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti çliron Presidenten me marrëveshjen për targat – u kthehet lëvdatave për Amerikën

25/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Kurti çliron Presidenten me marrëveshjen për targat – u kthehet lëvdatave për Amerikën
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm pardje, kur Kryeministri Kurti u kthye kah Amerika pas konfliktit me evropianët, Presidentja theu heshtjen. Ajo thuri falënderime dhe ia dha të gjitha meritat e marrëveshjes për targa vetëm SHBA-së. Për disa javë, për kërkesat e amerikanëve që i falënderoi për angazhim, Presidentja nuk po fliste.

Presidentja Vjosa Osmani mbrëmë u kthye në ‘habitatin’ e saj, ku mund të lartësojë angazhimin e SHBA-së, pa ndonjë kundërthënie me Kryeministrin Albin Kurti.

Por, nuk mund të mos vërehej heshtja e Presidentes Vjosa Osmani ndaj kërkesave të shpeshtuara të Administratës amerikane ndaj Qeverisë së Kosovës, që ta dëgjonin për vendimin e targave.

Për disa javë, opinioni ishte polarizuar rreth pranimit ose jo të kërkesave të SHBA-së për pezullimin e vendimit për targa. Në debat ishin përfshirë fuqishëm zyrtarët të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Nga Presidenca s’po jepej asnjë shenjë.

Gazeta Express ka botuar më 18 nëntor një shkrim rreth heshtjes së Presidentes Osmani, e cila, si asnjë politikan/e tjetër, i ka manifestuar raportet e Kosovës me SHBA-në.

Heshtjes së saj i dha fund një konflikt i hapur mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje, më 21 nëntor.

Borrell e akuzoi Kurtin për mungesë konstruktiviteti dhe e la fajtor Kosovën për mosarritjen e marrëveshjes për cështjen e targave.

Kryeministri Kurti, si për t’iu hakmarrë evropianëve, pranoi një kërkesë që ia bëri Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, për ta shtyrë 48 orë dhënien e gjobave për targa.

Marrëveshja u arrit të mërkurën mbrëma në Bruksel, mes kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq – me ndërmjetësimin e zakonshëm të përfaqësuesit evropian, Miroslav Lajcak.

Pas njoftimit nga Brukseli për marrëveshje, Presidentja Osmani falënderoi specifikisht vetëm Ambasadorin Hovenier dhe Qeverinë amerikane për angazhimin e tyre.

“Dua ta falënderoj Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe Qeverinë amerikane për angazhimin aktiv për arritjen e marrëveshjes sot në Bruksel. Përkrahja e tyre në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbinë është e domosdoshme. Kosova është falendëruese”, shkroi Presidentja në Tëitter.

Falenderimet ndaj SHBA-së, Osmani i ka vazhduar edhe sot, meqë rastisi festa amerikane e Falenderimeve.

Ajo, e shoqëruar nga burri i saj, Prindon Sadriu, shkoi djepër drekë në kampin ushtarak amerikan “Bondsteel”.

“Populli i Kosovës është falënderues për shërbimin vetëmohues, mbështetjen dhe ndihmën e çdo amerikani që ka shërbyer në shtetin tonë dhe përkrah nesh, përgjatë viteve. Lidhja jonë ëshë më e fortë se kurrë”, ka shkruar Presidentja sot.

Heshtja e Presidentes

Osmani është deklaruar rreth zbatimit të vendimit për targat pas kërkesës së parë publike që afati të shtyhet, të bërë nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kjo ndodhi para 1 nëntorit, që ishte afati i fundit i dhënë nga Qeveria për konvertim të targave ilegale dhe para zhvillimeve pasuese.

Presidentja atë kohë la të kuptohej se ishte e rreshtuar kah vendimi i Qeverisë për të mos e shtyrë afatin e zbatimit.

“Për targat është një temë që jemi duke e diskutuar dhe ajo që e kam thënë në takim më Escobar është që kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit. Pra ekziston një grup i vogël i serbëve që nuk e kanë bërë këtë ndryshim sepse ata kërcënohen nga banda kriminale që mbështeten nga Vuçiq”, ka thënë Osmani. Pastaj më s’ka folur.

Zyrtarë amerikanë janë deklaruar “të zhgënjyer” dhe “të shqetësuar”, pasi Kryeministri Kurti refuzonte t’ua pranonte kërkesat për shtyrjen e afatit të zbatimit të vendimit për konvertimin e targave ilegale në RKS.

Derek Chollet, këshilltar kryesor i Sekretarit amerikan, Antony Blinken, ka shkruar para një jave, se me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, përgjatë një bisede “ndava zhgënjimin tonë me vendimin e Kosovës për të mos shtyrë vendimin për targat”.

Kjo konsiderohej situatë e re, ku aleatja më e madhe e Kosovës po i ndante shqetësimet me Serbinë. Opozita dhe kritikët fajësonin Kurtin që po lëndonte raportet e Kosovës me Amerikës. Vetëm Presidentja po qëndronte indiferente, që herë pas herë lajmërohej të kryente detyra, si shpallja e zgjedhjeve në katër komunat serbe.

Tags: Albin KurtiVjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Vrasja e mësuese 63 vjeçare në Prishtinë nga bashkëshorti – reagon ministrja e Drejtësisë

Next Post

MAShTI me udhërrëfyes – Nagavci thotë se universitet do të financohen në bazë të performancës

Next Post
MAShTI me udhërrëfyes – Nagavci thotë se universitet do të financohen në bazë të performancës

MAShTI me udhërrëfyes – Nagavci thotë se universitet do të financohen në bazë të performancës

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.