Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar pas përfundimit të takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të BE-së.
Kurti theksoi se Borrell hoqi dorë nga propozimi i Bashkimit Evropian për normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Atë propozim si bazë të mirë për të zhvilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve siç këtë e bënë Qeveria e Kosovës…Kemi propozimin që të pezullojmë gjobat e të vazhdojmë me qortime, e në anën tjetër Serbia të pushojë me emetimin, prodhimin dhe lëshimin e targave në Serbi që kanë për do-nominim qytetet e Kosovës por natyrisht kjo për neve është e papranueshme nëse nuk shoqërohet me atë për çfarë jemi ftuar, pra dakordimin që me gjetë angazhimin për marrëveshjen finale, e normalizim të plotë të marrëdhënieve. Në propozimin që na kanë sjellë neve Borrell dhe Lajcak, madje ka qenë edhe afati i marsit 2023, pra që ne po vimë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje që arrihet para marsit 2023. Me keqardhje mund të them se ndërmjetësit në këtë rast Borrell, faktikisht hoqi dorë nga ky afat i marsit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër gjithashtu propozimi është i Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Paris në kuadër të Forumit për Paqe, Borrell tha se propozimi nuk është franko-gjerman, por i BE-së i mbështetur nga Franca dhe Gjermania”,tha Kurti.
“Unë jam i gatshëm të zhvilloj takime me rendin e njëjtë, marrëveshje finale që ka njohjen reciproke në qendër dhe çështjet aktuale si puna e targave, nuk bën njëra pa tjetrën”, u shpreh Kurti.