GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti bën homazhe te lapidari i familjes Morina: Pa gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, Kosova nuk do të çlirohej

30/03/2025
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kurti bën homazhe te lapidari i familjes Morina: Pa gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, Kosova nuk do të çlirohej
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e 26-vjetorit të masakrës në Milloshevë të kryer nga forcat serbe, kryeministri  Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti Halil Thaçi, bëri homazhe pranë lapidarit të katër anëtarëve të familjes Morina, në oborrin e Shtëpisë së Kulturës, te pllaka përkujtimore e familjes Morina nga fshati Hade.

Në këto homazhe, Kurti tha se sot shënojmë 26-vjetorin e vrasjes së katër anëtarëve të familjes Morina: veprimtarit Fejzullah Morina dhe tre djemve të tij, ushtarit të UÇK-së, Lavdim Morina, si dhe dy fëmijëve, Fidaim Morina dhe Shkëlzen Morina.

Kryeministri Kurti, kujtoi se 13 % e të vrarëve gjatë luftës në Kosovë kanë qenë fëmijë, duke kujtuar të rënët e kësaj masakre, Fidaimin 14 vjeç dhe Shkëlzenin 10 vjeç.

“Pra, pothuajse çdo i shtati i vrarë në luftën e fundit të viteve 1998/1999 ka qenë fëmijë”, theksoi më tej Kurti, njofton Kryeministria.

Për t’i përkujtuar më denjësisht fëmijët e vrarë nëpër gjithë Kosovën, Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të ngrisë memorialin qendror në shenjë nderimi dhe kujtimi për të gjithë fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë ashtu që përtej datave të përvjetorëve të rasteve të përveçme dhe përtej vendeve gjithandej Kosovës ku janë vrarë gjithë këta fëmijë, ata të mund të kujtohen denjësisht edhe me një memorial të përbashkët.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për Fejzullah, Lavdim, Fidaim dhe Shkëlzen Morinën, sepse pa gjakun e tyre, e të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit tonë, Kosova nuk do të mund të çlirohej, nuk do të mund të pavarësohej, e sot nuk do ta kishim zhvillimin e demokracinë”, u shpreh Kurti.

Tags: Albin KurtiHademorina
ShareTweetShare
Previous Post

‘Privilegj apo e drejtë?’: Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Next Post

Paralajmëron Netanyahu: Sulmet e Izraelit ndaj Hamasit do të intensifikohen

Next Post
Paralajmëron Netanyahu: Sulmet e Izraelit ndaj Hamasit do të intensifikohen

Paralajmëron Netanyahu: Sulmet e Izraelit ndaj Hamasit do të intensifikohen

Lajmet e fundit

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

19/05/2025
Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

E trishtë në Prishtinë: Gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qeseje të zezë pranë deponisë së mbeturinave

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.