Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke bërë homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, ka kujtuar luftën heroike të komandantit Ilaz Kodra.
Kurti tha se 24 vjet më parë Kodra ra në betejë të ashpër me forcat serbe, tri ditë pa u bërë 33-vjeç.
“Lavdi komandantit Ilaz Kodra, lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar”, tha Kurti.
I pari i ekzekutivit mori pjesë edhe në zbulimin e pllakës përkujtimore në fshatin Shtuticë të Komunës së Drenasit si dhe homazhe te varrezat e dëshmorëve në Verbovc të Komunës së Drenasit.