Anëtari i VV-së, Sami Kurteshi ka dhënë një deklaratë të fortë ku pretendon se Polciia e Prokuroria i dinë kush janë vrasësit e Astrit Deharit.
“Prokuroria Speciale, Prokuroria e Kosovës dhe Policia e Kosovës i dinë emrin ose emrat e vrasësve. Instituti e ka ngritur hipotezën ku thotë se për të dëshmuar se nuk është i vrarë, duhen shumë analiza. Unë mendoj se Prokuroria, Sylë Hoxha dhe Prokuroria Speciale e dinë emrin ose emrat e vrasësve. Astrit Dehari është vrarë. Janë raporte që duhet t’i marrë edhe Instituti jonë i Mjekësisë Ligjore dhe të mësojë se si duhet punuar shkencërisht”, ka thënë Kurteshi në KTV.
Sipas tij, me Prokurorinë dhe Këshillin Prokurorial që ka Kosova, rasti “Dehari” nuk mund të zbulohet kurrë.