Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka komentuar marrëveshjen e LVV-së me PDK-në për të qeverisur në qytetin e Gjilanit, shkruan Gazeta Blic.
Kurteshi lajmin për këtë lidhje të kolaicionit thotë se po e dëgjon për herë të parë nga “Gazeta Blic”.
“Po a me PDK-në e paskan bo a? Shumë mirë, prej juve po ndij”, ka thënë ai përderisa ka shtuar se nuk ndodhet në Kosovë.
Kurteshi për “Gazeta Blic”, ka thënë se koalicioni në Gjilan nuk ka mundur të arrihet me partitë të tjera duke përmendur këtu edhe Listën Serbe sepse, sipas tij, ata kanë vetëm një këshilltar komunal.
Kurteshi ka pasur edhe një vlerësim për këtë marrëveshje të lidhur ndërmjet VV e PDK në Gjilan.
“Më mirë me partitë shqiptare sesa me listën serbe. PDK, LDK, AAK, kushdo qoftë”, ka thënë ai.
Ai nuk ka dashur të komentoj më shumë në pyetjet e redaksisë për akuzat që ka bërë VV e ai pereonalisht ndaj PDK në të kaluarën.“ Qomi 10 pyetje me email të përgjigjem edhe për këto ama tash mos ma ndërro temën …”,ka shtuar Kurteshi.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur në komunën e Gjilanit.