Naim Maloku ish Epror i UÇK-së ne Gazeten Zëri deklaron: Sigurishte një dite dikush duhet të jap shpjegime si ndodhi që Rahoveci të sulmohej në nje koje kur në Kosovë nuk ndodhej komandanti i asaj zone, Xhelal Hajda-Toni Shefqet Paçarrizi-Kapetani ish komandant u nda nga jeta në janar 2021 ai ishte ish-komandant i Batalionit të dytë, Brigada 122 “Imer Krasniqi”.
Ai në ditarin-rrëfimet e tij e përshkruan edhe momentin me Micin, se sa ishte i lidhur me Tonin.
Xhelal Hajda-Toni, nuk ndodhej ato ditë në Kosovë dhe me te marre lajmin që UÇK kishte hyre në Rahovec ishte nisur nga Kroacia drejtë Shqipërisë për në Kosovë.
**************************************
-Pjesë nga ditari
Më 21 korrik 1998 Disa here kemi tentuar me shku të Guri “Maja Shkodranit” sidomos Mici (Selajdin Mullaabazi), Xhafer Kadiri, Sejdi Paqarizi e ushtar të tjerë, por ka qënë e pamundur për të shkuar për shkak të snajperistave serb dhe granatimeve.
Ushtaret ishin të lodhur pa buk e pa ujë ( nga darka në dark e deri në mengjes) pa ushqim e pa ujë mbi 30 orë, në korrikun e nxehtë të asaj kohe.
Për veç ushqimit dhe ujit na mungonte edhe monicioni, rreth orës 02:00 pas mesnatës i kontrollova ushtarët dhe i verifikova për monicion, unë i kisha vetem dy fishek, dhe ata I kisha ne xhepë për ti ruajtur sipas nevojës.Tani e pyta edhe Micin për monicion, ai me tha se i kam vetem 10 fishek.
Pas ni kohe Mici gjuajti 5 here, dhe unë i thash përse Mic gjuajte pa nevoj ? sepse na mungonte moniconi ! dhe ai me tha se bisedova me radio lidhje me Tonin, dhe me tha se gjindëm në Gllogjan dhe jam duke ardhur ne drejtim te juajin. Dhe në atë moment Mici u emocionua dhe filloj të qajë.