KQZ ka filluar publikimin në ueb faqe të formularëve për subjektet politike dhe kandidatëve për deputetë.
Puna po vazhdon ende, por nuk dihet deri kur.
Ndonëse në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimin e të gjitha fletëvotimeve të rregullta, ende nuk dihet se kur do nis numërimi i votave me kusht, personave me nevoja të veçanta e të diasporës.
Kjo për faktin se së pari duhet të bëhet skanimi i të gjitha listave së votuesve.
Por ajo që dihet është numri i pakove me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë vendit, dhe se numërimi i tyre porsa të fillojë, do të përfundojë brenda dy ditësh.
Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjithashtu ka filluar publikimin në ueb faqe të formularëve për subjektet politike dhe kandidatëve për deputetë.
Sidoqoftë fjalë të mira për organizimin e mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, patën nga organizata Demokracia në Veprim.
Këto ishin zgjedhjet e pesta parlamentare që u zhvilluan në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.