Ish-ambasadori Edon Cana beson se për një vit, Kosova mund të jetë anëtare e Këshillit të Europës.
“Unë mendoj që nëse nuk ka vonesë, mund të jemi anëtar në maj të vitit të ardhshëm; nëse nuk ka vonesa”, tha ai në Frontal të T7.
Cana tha se sot “është ditë historike për Kosovën” dhe “ditë monumentale e cila pashmangshëm do të kurorëzohet me anëtarësim”.
Ai tha se Kosova i ka votat e nevojshme për t’u bërë anëtare e kësaj organizate ku aplikoi sot.
Sipas tij, Kosova i ka pasur votat për anëtarësim në KE që në vitin 2013, por tha se “disa shtete mike të Kosovës na kanë ndaluar”,shkruan Express.