GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Kupchan: Trump do që t’iu japë më shumë përgjegjësi evropianëve, s’parashoh tërheqje ushtarake nga Kosova apo Evropa

14/02/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kupchan: Trump do që t’iu japë më shumë përgjegjësi evropianëve, s’parashoh tërheqje ushtarake nga Kosova apo Evropa
Share on FacebookShare on Twitter

Qëndrimi i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hesgeth, për qasjen e SHBA-së ndaj konfliktit në Ukrainë dhe për rolin  SHBA-së në sigurinë e Evropës që është paralajmëruar se do të reduktohet, ka nxitur reagime dhe shqetësime të mëdha. Alarmi është dhënë edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosovën e Bosnjën për shkak të problemeve me Serbinë. 

Besnik Velija

Megjithatë, profesori amerikan dhe ish-këshilltari i Barack Obamas sa kishte qenë president i SHBA-së, Charles Kupchan, në një intervistë për Gazetën Express ka thënë se nuk pret që kjo qasje e re politike e Administratës Trump të ketë ndikim në Ballkanin Perëndimor. Sipas Kupchan, fatmirësisht në rajon s’ka luftë dhe Trump është i preokupuar t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Jo, nuk shoh implikime të menjëhershme për politikën e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor. Trump dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe Hegseth parashtroi disa nga supozimet fillestare të Uashingtonit. Për fat të mirë, në Ballkan nuk ka asnjë luftë që Trump po kërkon të ndërmjetësojë”, ka thënë Kupchan për Gazetën Express.

Lidhur me paralajmërimet për reduktim të trupave amerikane në Evropë dhe mundësinë e reduktimit të trupave edhe në Kosovë, Kupchan ka thënë se s’parasheh ndonjë tërheqje të SHBA-së nga Evropa apo Kosova, por se pret që SHBA t’i lë në dorë më shumë përgjegjësi aleatëve evropianë.

“Trump është i prirur të lehtësojë rolin e mbrojtjes së SHBA-së në Evropë dhe të shohë evropianët të mbajnë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e tyre. Unë nuk parashikoj një tërheqje të SHBA nga Kosova apo nga Evropa, por pres një dorëzim të më shumë përgjegjësive te aleatët evropianë”, ka potencuar profesori amerikan për Gazetën Express.

Sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe mundësisë që Trump të bëjë presion drejt dy vendeve për gjetjen e një zgjidhjeje që përfshinë modifikime territoriale, Kupchan thotë se nuk mendon që do të ketë një iniciativë të tillë nga Uashingtoni, megjithatë shton se nëse dëshirojnë vetë Kosova e Serbia, SHBA s’do t’I pengojë.

“Trump është mjaft transaksional dhe nuk do të insistonte në parime nëse rregullimet territoriale duket se ofrojnë një shans të mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Kupchan.

Në fund të intervistës, i pyetur se çfarë këshillon lidershipin kosovar teksa në horizont shihet kjo qasje e re  amerikane, Kucphan porosit që dialogu me Serbinë të kthehet në rrugën e duhur dhe që të mos identifikohet Kosova si palë penguese, meqë kjo do të dëmtonte edhe më tej raportet me Amerikën.

“ Këshilla ime është që dialogu me Serbinë të kthehet në rrugën e duhur. Nëse Trump dhe këshilltarët e tij, përfshirë Rick Grenell, e shohin Prishtinën si pengesë për përparimin, marrëdhëniet me Uashingtonin ka të ngjarë të vuajnë”, ka përfunduar profesori amerikan, Charles Kupchan.

Tags: kosovaKupchen
ShareTweetShare
Previous Post

Dyshohet se e dhunoi një të mitur në një toalet publik në Ferizaj, një muaj paraburgim për F.I.

Next Post

Vrasja në Skenderaj – Gjykata merr vendim ndaj dy të dyshuarve

Next Post
Rrëfimi i vëllait të viktimës në Skenderaj: Motivi nuk ishte prona, la 5 vajza dhe gruan shtatzënë

Vrasja në Skenderaj – Gjykata merr vendim ndaj dy të dyshuarve

Lajmet e fundit

Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

19/05/2025
Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

E trishtë në Prishtinë: Gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qeseje të zezë pranë deponisë së mbeturinave

19/05/2025
“Është private”: Albulena Haxhiu nuk tregon çka bisedoi me Nait Hasanin

“Është private”: Albulena Haxhiu nuk tregon çka bisedoi me Nait Hasanin

19/05/2025
Mbrohet në heshtje Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte në Istog

Mbrohet në heshtje Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte në Istog

19/05/2025
Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

19/05/2025
Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

E trishtë në Prishtinë: Gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qeseje të zezë pranë deponisë së mbeturinave

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.