Flamur Xhelili ka shënuar golin e parë për skuadrën e Jonkopingut.
Xhelili shënoi në Kupën e Suedisë.
Mëgjithatë, skuadra e tij pësoi disfatë nga Halmstadi, me rezultat 3 me 1.
Xhelili realizoi në minutën e 28-të të ndeshjes, për golin e epërsisë.
Por, Halmstadi si vendas u tregua i pamëshirshëm, duke u “hakmarrë” me tri gola, për të fituar ndeshjen.