Biznesmeni Fisnik Syla ka publikuar së fundmi një Instastory, ku ka lëshuar edhe një ironi.
Ai shfaqet i veshur si sheik, ku shkruan: “Mos kini frikë me ardh në Dubai sa të jetë El Sheik baba Fisnik. ‘Dubai Porta Potty’.
Jo vetëm kaq por ai vendos edhe një figurë në fund të shkrimit duke qeshur.
Mirëpo shumë mendojnë se Fisniku mund të ketë thumbuar dhe shenjëstruar Fjolla Morinën me statusin e tij të fundit.
Kjo, edhe për faktin se Fjolla e viziton shumë herë Dubain.
Por çfarë ishte “Dubai Porta Potty”? Një thashethem u përhap së fundmi, ku thuhej se vajzat që janë influencer pranojnë para të shumta nga persona të cilët kryejnë jashtëqitjen e tyre mbi to.
Por tani le të ndalemi te Fjolla dhe Fisniku. Kujtojmë që dyshja u nda pak kohë më parë .
Ata u martuan në Maldive në fillim të vitit 2021 por gjithçka zgjati shumë pak.
Por pas ndarjes, ata nisën të thumbonin njëri-tjetrin. “Vetëm ora ime, kushton sa e gjithë karriera e dikujt”, shkruante më herët Fisniku.
Mirëpo, kur u pyet nëse thumbat i kishte për Fjollën, ai u përgjigj asokohe: “Fisniku nuk bën kurrë diçka për të gjuajtur kunja drejt dikujt. Ata që e marrin personalisht… unë nuk kam çfarë t’ju bëj, por unë nuk bëj kurrë diçka absolutisht për kunj.”– tha ai./iconstyle.al