Sot e dëgjova sërishë ajo lan b*then e njerezve të moshuar”. S’është hera e parë e besoj as e fundit. Por mendoj se duhet t’i them nja dy fjalë botës për punën time dhe se jam krenare që e bëj këtë punë dhe nuk e fajësoj kurrë veten.Po, zonja e zotërinj, sic e dëgjuat, jam krenare që u pastroj b…., u pres thonjtë, i laj,ndërroj, ushqej dhe kujdesem për njerëz të moshuar dhe e theksoj NJERËZ, që nuk mund ta bëjnë vetë dhe që kanë nevojë për ndihmë.Por le ta përmbledhim këtë “larje b…”, që ta kuptojnë që të gjithë.
Më kanë ardhur në majë të hundës nënkuptimet negative të kësaj shprehjeje që lidhet ngushtë me punën që bëj.Është e qartë tashmë se jo të gjithë jemi të zotë në gjithçka. Për shembull, nuk mund të punoja në diçka që më detyron t’i gënjej njerëzit si avokate apo diçka e tillë. Apo të punoja në bankë si bankiere apo si shefe.E megjithatë këto që përmendja janë profesione shumë të vlerësuaar në të kundërt me profesionin tim i cili vlerësohet si ndër më të ulëtit e të përçmuarit dhe shumë njerëz tallen me ne.
Epo, të nderuar komentues të facebook, e di se shumica prej jush nuk keni patur asnjëherë nevojë që t’ua pastrojë dikush b…. dhe uroj që të mos keni nevojë asnjëherë . Por, nëse një ditë, ndodh që të keni nevojë, unë dhe kolegët e mi do të jemi ata që do t’ju ndihmojnë që të keni një jetë sa më të mirë të mundshme , me përkushtim dhe respekt.Vendoseni vetë se cila punë është e rëndësishme ,por ju lutem mos përdorni më shprehjen “larje b…” me përçmim. E dini pse? Sepse ndoshta një ditë dikush duhet ta bëjë këtë për ju dhe besomëni do t’i jeni mirënjohës pasi edhe ju një ditë do plakeni…