Ushtaraku Kudusi Lame ka kujtuar dëshmorin Luan Haradinaj, duke theksuar se ai ishte simbol i vendosmërisë dhe i sakrificës për lirinë e vendit.
“Është me vlerë të kthejmë shikimin nga jeta dhe të reflektojmë se çfarë kemi bërë për ta bërë jetën tonë të lirë dhe të sigurt. Dëshmorët gjithmonë bëhen luftëtarë – ata që veprojnë, jo që filozofojnë. I tillë ishte edhe Luan Haradinaj, ai nuk kishte adresë tjetër përveç luftës për liri,” tha Lame.
Ai shtoi se Haradinaj ishte një luftëtar i vërtetë, i përkushtuar deri në fund, pa asnjë përjashtim.
“Asnjëherë nuk janë bërë biseda apo mendime jashtë heronjve dhe luftës për liri, për ta mundur armikun. Jam i sigurt se Luani ka pasur plagë, por nuk e ka ndier dhimbjen,” theksoi ai.