GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Ku është Myftiu?”: Naim Tërnava e BIK-u nuk flasin për sulmin ndaj Valon Sylës

12/04/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
“Ku është Myftiu?”: Naim Tërnava e BIK-u nuk flasin për sulmin ndaj Valon Sylës
Share on FacebookShare on Twitter

Përveç presidentes Vjosa Osmani, është edhe një njeri tjetër i rëndësishëm në Kosovës që ka zgjedhur të hesht në lidhje me sulmin ndaj gazetarit dhe analistit, Valon Syla. Naim Tërnava, myfti i Kosovës, ende s’ka folur rreth sulmit ndaj Sylës. Por pse është i rëndësishëm reagimi i Tërnavës?

Janë së paku tri arsye pse heshtja e Tërnavës është kontraverse. E para, sulmuesit, sipas viktimës, pra Sylës, kanë qenë fanatikë myslimanë. Në një status të tij, Syla shkroi se është sulmuar nga tre persona “në dukje islamik fanatikë”, por pa dhënë ndonjë detaj shtesë. Si lider i BIK-ut, Tërnava do të duhej të reagonte, duke e dënuar sulmin fizik ndaj Sylës, i cili si viktimë e drejtoi gishtin kah “fanatikët islamikë”.

E dyta, Tërnava ishte vetë pjesë e statuseve ironike të Sylës, duke u kritikuar myftiun për jetë luksoze e mungëse të modestisë. Madje, Syla e quajti myftiun Tërnava si “Mulla Lumizinë Tërnava”.

“Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një marakli i kerreve… blen vetura për vajzën e tij superluksoze, për djemt e tij, madje ju hapë firma me shit kerre, dhe tash së fundmi shpalos ‘Mulla Mercedesa’ në muajt e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet me modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si ‘Vali Corleone’…” – shkroi ndër të tjera z. Syla.

 

https://www.facebook.com/valon.a.syla.9/posts/2269556689883703

Në këtë kontekst, si pjesë e shkrimeve kritike të Sylës, Tërnava, nga një kapacitet personal, do të duhej ta dënonte sulmin.

Ka edhe një arsye të tretë pse heshtja e Tërnavës është e papranueshme. Aryseja e tretë lidhet me mungesën e reagimit të hoxhollarëve të njohur për sulmin ndaj Sylës. Për më shumë, gjuha relativizuese, e në disa raste legjitimuese të dhunës ndaj Sylës nga ana e komunitetit mysliman, e bën të domosdoshëm nevojën e reagimit nga ana e myftiut dhe BIK-ut. Syla e kritikoi edhe hoxhën Mazllam Mazllami, i cili pranoi një veturë të tipit “Mercedes” si dhuratë gjatë një iftari, ku prezent ishte edhe myftiu Tërnava.

Për më shumë, duke qenë se dhuna po arsyetohet mbi premisa fetare e në mbrojtje të figurës së profetit Muhamed (pasi Syla e tregoi një barcoletë për profetin Muhamed dhe Jezu Krishtin), reagimi i BIK-ut e myftiut Tërnava është imperativ. Pra Tërnava e BIK-u, që kushtimisht është institucioni që përfaqëson besimtarët myslimanë, do të duhej të dënonin sulmin ndaj Sylës.

Ndryshe, reagimin e myftiut Tërnava e ka kërkuar edhe Adriatik Kelmendi, gazetar i njohur e drejtor i “Klan Kosovës”.

“Shumë mirë që reagimet për Valon Sylën ishin të shpejta, të shumta dhe nga të gjitha nivelet e shoqërisë. Por një reagim – ai kryesori – do të duhej të vinte nga Bashkësia Islame e Kosovës. Nëse BIK-u nuk reagon, a i bie se pajtohet me sulmuesit? Nëse pajtohet me sulmuesit, a i bie se inkurajon edhe të tjerët për t’i sulmuar fizikisht ata me të cilët në ndonjë formë nuk pajtohet? Feja Islame është paqe, ashtu siç pretendojnë për veten thuajse edhe të gjitha fetë e tjera.” – shkroi Kelmendi.

https://www.facebook.com/adriatik.kelmendi/posts/10226122051010030

Presidentja e heshtur…

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, nuk ka shkruar e as folur ndonjë gjë rreth sulmit ndaj Sylës, andaj reagimi i saj është reagim i munguar. Pra edhe pas gati 20 orëve nga sulmi brutal ndaj gazetari Syla, Osmani nuk ka gjetur ende kohë për të shkruar ca fjalë dënuese për këtë sulm, që u llogarit si sulm ndaj fjalës së lirë.

Ndryshe, Syla ka qenë vazhdimisht kritik ndaj Osmanit dhe figurës së saj politike. Nuk dihet arsyeja se pse nuk ka reaguar ende Osmani, e cila këto ditë po qëndron në Itali. Atje, pra në Itali, Osmani ka takuar shumë arbreshë në regjionin e Kalabrisë.

“Jemi të bindur se mund të ndiqen politika aktive për respektimin e gjuhëve të pakicave, për të mbrojtur dhe përmirësuar gjuhën dhe trashëgimin kulturore të pakicave gjuhësore dhe historike të Kalabrisë, përfshirë bashkësinë arbëreshe. Përmirësimi i mëtejmë i politikave për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës e të traditave është e ndërlidhur me politikat e shkollimit në gjuhën e pakicave.” – deklaroi Osmani, siç njoftoi Presidenca e Kosovës.

E në mëngjes, reagoi edhe kryeministri Kurti, i cili në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës, foli për rastin, duke e dënuar sulmin ndaj gazetarit të njohur.

“Më lejoni fillimisht të them se sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit dhe opinionistit Valon Syla është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. Mospajtimet në bindje dhe qëndrime nuk mund dhe nuk duhet të jenë shkas për sulme fizike. Në një shoqëri demokratike të cilën e prezantojmë dhe e promovojmë me krenari, nuk duhet të lejojmë asnjëherë që frika nga fjala e lirë të peshojë më shumë sesa liria e fjalës.” – ka thënë Kurti.

Tags: BIKmyfti i KosovësNaim TernavaValon SylaVjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Pritja e pafund e gazetarëve për identifikimin e sulmuesve të tyre

Next Post

Abazoviqi merr pjesë në hapjen e fabrikës ruse në Nikshiq

Next Post
Abazoviqi merr pjesë në hapjen e fabrikës ruse në Nikshiq

Abazoviqi merr pjesë në hapjen e fabrikës ruse në Nikshiq

Lajmet e fundit

Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Dyshohet se një veturë ka goditur punëtorin e “Pastrimit” në Prishtinë (Video)

19/05/2025
Foshnja e gjetur në një qese mbeturinash në Matiqan është dërguar në IML, thonë nga Policia

Foshnja e gjetur në një qese mbeturinash në Matiqan është dërguar në IML, thonë nga Policia

19/05/2025
Foshnja e porsalindur gjendet në mbeturina – zbardhë detajet nga rasti i trishtë

Foshnja e porsalindur gjendet në mbeturina – zbardhë detajet nga rasti i trishtë

19/05/2025
Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

19/05/2025
Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Dyshohet se një veturë ka goditur punëtorin e “Pastrimit” në Prishtinë (Video)

19/05/2025
Foshnja e gjetur në një qese mbeturinash në Matiqan është dërguar në IML, thonë nga Policia

Foshnja e gjetur në një qese mbeturinash në Matiqan është dërguar në IML, thonë nga Policia

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.