GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kthimi në bisedime mes Kosovës dhe Serbisë – “mision i pamundur” për Lajçakun

19/06/2024
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kthimi në bisedime mes Kosovës dhe Serbisë – “mision i pamundur” për Lajçakun
Share on FacebookShare on Twitter

Vizita në Kosovë dhe në Serbi e Mirosllav Lajçakut, i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, po vlerësohet si “burokratike”.

Aktualisht, thuhet se është e pamundur të vazhdohet me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe të arrihet edhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit që ka këtë qëllim.

Lajçak, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Prishtinë, më 18 qershor, tha se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, duke kujtuar se qasja në fondet e BE-së varet prej saj.

Ai takoi zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa në Beograd, më 19 qershor, do të takojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili e udhëheq dialogun në nivel politik, nuk u takua, për shkak të, siç u tha, udhëtimit të tij jashtë vendit.

Kurti po qëndron në Gjermani me ftesë të përfaqësuesit të posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin. Atje, mes tjerash, ndoqi edhe ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Kroacisë, në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Pas takimit me Lajçakun, Bislimi theksoi rëndësinë e “nënshkrimit dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes [së Ohrit], përmes një plani të balancuar, të barabartë dhe të drejtë”.

Ai, po ashtu, tha se Serbia e ka shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje, sidomos nenin që ka të bëjë me mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Serbia e bëri këtë gjë muajin e kaluar, kur po shqyrtohej anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Vitin e kaluar, Prishtina dhe Beogradi pranuan Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, që u bë e njohur si Marrëveshja e Ohrit. Ajo u propozua nga Bashkimi Evropian, i cili e ndërmjetëson dialogun mes dy vendeve që nga viti 2011.

Kurti, megjithatë, këmbëngul që marrëveshja të nënshkruhet para fillimit të zbatimit, ndërsa Serbia i ka tërhequr tashmë “vijat e kuqe”, duke deklaruar se “nuk do ta pranojë kurrë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

Sipas BE-së, marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët edhe pse nuk është nënshkruar.

Marrëveshja, mes tjerash, parasheh që Serbia të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe t’i pranojë simbolet, dokumentet e diplomat e saj.

Kosova, në anën tjetër, ka marrë përsipër që t’i japë komunitetit serb një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit, që në praktikë nënkupton formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe

Tags: Albin KurtiAlbin Kurti Aleksander Vuçiçbisedimet Kosovë -SerbiEmisari LajqakMarveshja Kosove serbiMiroslav Lajqak
ShareTweetShare
Previous Post

“Ndihem krenar që jam shqiptar”, dua të falënderojë tifozët që më kanë mbështetur sot

Next Post

Ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt

Next Post
Ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt

Ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.