GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kthimi i TVSH-së në 18% i papërballueshëm për gastronomët

03/01/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kthimi i TVSH-së në 18% i papërballueshëm për gastronomët
Share on FacebookShare on Twitter

tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) për sektorin e gastronomisë nga 1 janari sërish është 18%. Kjo pasi vendimi për këtë çështje ka qenë në fuqi veç deri në fund të dhjetorit të vitit ta kaluar. Por ky vendim i institucioneve qendrore, po cilësohet i papërballueshëm, për udhëheqësit e këtyre bizneseve.

Flamur Smajli, menaxher në njërin nga lokale në Prishtinë, ka thënë se kthimi i vlerës së TVSH-së do të shkojë në dëme të bizneseve duke marrë për bazë se edhe nuk janë ndihmuar nga Qeveria për të përballuar dëmet e shkaktuar nga pandemia.

Madje ai thotë se nuk u ka mbetur zgjidhje tjetër veç se të dorëzohen, duke për përmendur edhe kufizimin e orarit të punës për këtë sektorë si pengesë të madhe.

“Kthimi i 18% na ka dëmtuar se duke llogaritur se ne kemi qenë të dëmtuar edhe pandemisë, nuk kemi pas shtesa, ndihma prej Qeverisë edhe Ministria ka premtuar se 8% ka me vazhduar deri sa të është pandemia, por kjo nuk vlejti prej neve. Prej 1 janarit d.m.th ja kemi nis me 18% TVSH. Normal që ka ndikuar se rritja e TVSH-së, qeto e kem pas bile një lehtësim bile sadopak për pandemi me na ndihmuar, neve na ka mbet tash veç me u dorëzuar gati, nuk kem ndihma as për paga as për ndonjë gjë tjetër. Edhe kufizimi i orarit është deri në 23:00, nuk po merren me këtë çështje, ne tash jemi në gjendjen më të vështirë që kemi mundur me qenë naj herë”, ka thënë ai.

Ilir Gashi, menaxher në një lokal tjetër, thotë se kërkesa e zvogëlimit të TVSH-së ka qenë kërkesë e kamotshme e tyre, po që asnjëherë nuk është marrë parasysh. Ndihma efektiva nga Qeveria ai thotë se nuk kanë marrë, prandaj edhe vendimi është i padrejtë dhe i pavend.

“Mendoj që kthimi i 18% është vendim i padrejtë që iu është bërë jo vetëm gastronomëve, por të gjitha bizneseve në Kosovë, duke e ditur që njëri nga sektorët më të goditur gjatë Covid-19 ka qenë gastronomia. Por edhe para pandemisë non-stop kërkesat e gastronmëve dhe bizneseve të vogla kanë qenë që me u heq 18%, se është diçka e papërballueshme. Kur e hoqën menduam se kemi pas ndihmesë, por duke e marrë parasysh që nuk kemi pas ndihmesa efektive, tash shtoja edhe rikthim e 18%, mendoj se është shumë e padrejtë dhe e pavend”.

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka bërë të ditur se nga 1 janari përveç shërbimeve në veprimtarinë hoteliere, restorante dhe shërbime të ushqimit, TVSH-ja në 18% u rikthye edhe te transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit në bujqësi, për policat e sigurimeve bujqësore për kulturat bujqësore.

Sipas tyre, kjo ka ndodhur me miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ku ishte plotësuar dhe ndryshuar edhe Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ku përmes nenit 7 të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike që plotësoi nenin 26 të Ligjit për TVSH-në, u theksua se uljes së TVSH-së i bashkëngjiten furnizimi i mallrave dhe shërbimet hoteliere, restorantet dhe shërbimet e ushqimit. /EO

Tags: gastronomet
ShareTweetShare
Previous Post

Izraeli ofron dozën e katërt të vaksinës për të moshuarit dhe stafin shëndetësor

Next Post

I dashuri ia fshiu të gjithë miqtë meshkuj nga Facebook-u derisa ajo po flinte

Next Post
I dashuri ia fshiu të gjithë miqtë meshkuj nga Facebook-u derisa ajo po flinte

I dashuri ia fshiu të gjithë miqtë meshkuj nga Facebook-u derisa ajo po flinte

Lajmet e fundit

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

18/05/2025
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të narkotikëve, detaje

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

18/05/2025
Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

18/05/2025
Zvicër: Policia, me kufizime trafiku për shkak të vizitës së planifikuar të Vjosa Osmanit

Zvicër: Policia, me kufizime trafiku për shkak të vizitës së planifikuar të Vjosa Osmanit

18/05/2025
Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

18/05/2025
Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

Haradinaj në formë të shkëlqyer fizike, sot e nisi ditën me vrap në Gërmi

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

18/05/2025
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të narkotikëve, detaje

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

18/05/2025
Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.