Kryqi i Kuq shqiptar ka nisur mbledhjen e ndihmave për t’i dalë në ndihmë popullsisë civile në Ukrainë.
“Si pjesë e Lëvizjes më të madhe humanitare në botë, edhe Kryqi i Kuq Shqiptar solidarizohet me punën vetëmohuese të kolegëve tanë të Kryqit të Kuq të Ukrainës dhe të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC). Në këtë kuadër Kryqi i Kuq Shqiptar fillon një fushatë për mbledhje fondesh në mbështetje të Kryqit të Kuq Ukrainas për t’i ardhur në ndihme popullsisë civile të prekur nga konflikti”.
Në njoftim janë publikuar edhe llogaritë ku qytetarët mund të japin ndihmat e tyre:
Numrat e llogarisë janë si më poshtë:
Kryqi i Kuq Shqiptar Kryqi i Kuq Shqiptar Raiffeisen Bank Banka Credins
Lek 0100000135 Lek 105090
Euro 8020000135 Euro 0000113576
USD 8030000135
Për më shumë informacion, kontaktoni :
me Andi Mujollari, Koordinator i Marrëdhënieve me publikun dhe/ose
Fatos Xhengo, Koordinator i Programit për raste katastrofash.