Një operacion i rrallë është kryer të premten në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku pacientit në retroperitoneumin e majtë i është hequr masa tumorale me peshë afër tre kilogramë.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, përcjellë Gazeta Papirus
Ndërkaq, operacioni është kryer nga ekipa mjekësore Dr.Bujar Vrella – Kirurg, Dr.Rifat Dreshaj – Kirurg, Dr. Kushtrim Fejza -Urolog si dhe ekipa e Anestazionit Dr.Halit Gashi, Dr.Hanumshahe Kingji si dhe ekipa e Instrumentarëve.
Ndryshe, gjendja e pacientit është e mirë dhe tani po rikuperohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë./Gazeta Papirus/