Aktivisti i shoqërisë civile dhe ish-pjesëtari i Qeverisë Kurti I, Taulant Kryeziu ka thënë se nëse kryeministri Albin Kurti merr një garancë të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Serbia e pranon propozimin frank-gjerman, atëherë ai mund të hap rrugë drejt marrëveshjes, duke shtyrë vendimin për targat.
Kryeziu ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk i ka problem targat, por qëllimi i tij është që ta krijojë një problem të madh në veri, duke e synuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Vuciqi fare s’e ka problemin me targat, por me veriun dhe me Asociacionin që po do ta ndërtojë”, ka thënë ai në Pressing të T7.
Sipas Kryeziut, të gjitha pikat e propozimit franko-gjerman, janë problem i madh për Vuçiqin.
Kryeministri Kurti nëse ka garancë të madhe prej SHBA-së që Serbia e nënshkruan këtë marrëveshje, atëherë Kurti mundet me ia falë besimin e SHBA-së për arritjen e marrëveshjes. Por nëse kjo është vetëm levë e Vuciqit për t’i ndryshuar parametrat e marrëveshjes… ”, ka thënë ai.
Kryeziu e sheh të paarsyshme që të shtyhet vendimi për targat, nëse SHBA nuk mund ta jap një garancë që Serbia do ta nënshkruajë marrëveshjen përfundimtare sipas propozimit franko-gjerman.
“Nëse nuk ka një garancë të tillë nga SHBA, pse me e shty. Serbia sot i dha medalje atij komandantit, i tha ke bë punë të madhe, e ke shkatërru krejt sistemin”, ka deklaruar ai.