Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka qenë në një darkë edhe më herët, përveç asaj të 4 majit, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kryeziu në Kanal 10 ka thënë se kjo kishte ndodhur në kuadër të darkave joformale nën organizimin e përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës ka qenë në një darkë edhe më herët me presidentin e Serbisë, në kuadër të darkave joformale që organizon BE-ja, përkatësisht përfaqësuesi për politikë të Jashtme, Borrell”, ka thënë ai.
Kurti dhe Vuçiq janë takuar edhe para darkës joformale të 4 majit me Miroslav Lajçak, por për ndonjë darkë tjetër nuk është diskutuar më herët në publik, përcjell Demokracia.com.
Borrell organizoi edhe një darkë tjetër joformale gjatë muajit maj, por këtu kryeministri Kurti nuk ishte i pranishëm.
Në vend të tij, Kosovën e përfaqësoi kryediplomatja Donika Gërvalla, për shkak se Kurti ndodhej në vizitë zyrtare në SHBA