Kryetarja e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Metsola ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.
Metsola e cila mori pjesë në nënshkrimin e aktit ligjor për liberalizimin e vizave, tha se është një moment krenarie që sot dhamë dritën e gjelbër përfundimtare në këtë proces.
“Nënshkruar, vulosur, dorëzuar. Moment krenarie për Parlamentin Evropian, pasi sot dhamë dritën jeshile përfundimtare për liberalizimin e vizave me Kosovën. Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për popullin e Kosovës – të udhëtojë, të bëjë biznes, të thellojë lidhjen me evropianët”, ka shkruar Metsola në Twitter.
Në Strasburg sot është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Një ditë më herët, më 18 prill, Parlamenti Evropian e miratoi vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje.
Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim, dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024.
Signed, sealed, delivered.
Proud moment for @Europarl_EN as today we gave our final green light for visa liberalisation with Kosovo.
This will make life easier for the people of Kosovo – to travel, to do business, to deepen the bond with fellow Europeans. pic.twitter.com/cZVx5eZ8QU
— Roberta Metsola (@EP_President) April 19, 2023