Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ditën e sotme e ka kalur në Skenderaj.
Krasniqi ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook duke pohuar se ishte ditë fantastike për të, transmeton Gazeta Papirus.
Ai ishte pritur në takim nga aktivistë e zyrtarë të PDK-së.
“Një ditë fantastike vikendi me aktivistë dhe zyrtarë të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj. Bashkë biseduam për të ardhmen e qytetit emblematik të luftës çlirimtare dhe për të ardhmen e PDK-së dhe të Kosovës.” ka shkruar Memli Krasniqi. GAZETA PAPIRUS/