Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ditën e hënë ka reaguar lidhur me shkatërrimin e pushimoreve në qytetin të cilin ai e drejton, përcjell Gazeta Papirus.
Nura ka shkruar se përderisa komuna po përpiqet me të gjitha forcat që qytetarëve të kësaj komune t`u sigurojë një vend rekreacioni, ka të atillë që po mundohen ta shkatërrojnë qytetin, duke filluar nga shkatërrimi I pushimoreve.
Ai theksoi se një pamje e tillë nuk po i pëlqen aspak dhe se ky akt duhet të denohet.
Postimi i plotë i tij:
“Kjo pamje nuk është ajo që duam, dhe askush tjetër që ka mendje të shëndosh nuk e dëshiron këtë, me përjashtim të atyre që nuk ia duan të mirën qytetit.
Pavarësisht përpjekjeve tona që me mish e shpirt mundohemi të krijojmë pak hapësirë për pushim, rekreacion dhe shëtitje, siç është parku i ri i përuruar javën e kaluar, për secilin që merr frymë në komunën tonë, për fatin tonë të keq, ekziston gjithmonë dikush i cili dëfrehet me vandalizëm, deri në këtë nivel sa shkatërron pushimoret dhe lojërat e fëmijëve në Parkun “Idriz Rreci” në qytet.
Kushdo që ka mundur të shkaktojë këtë neveri, do të jap llogari.”/Gazeta Papirus/