Dita e sotme shënon një kujtim pikëllimi për familjen time, kur 23 vite më parë, humbëm babanë tonë, ka shkruar Fadil Nura në rrjetin social në Facebook.
Postimi i tij :
Një pjesë të krenarisë, familjarisht, e kemi pse jemi gjaku i tij, që me përulësi i shprehim falënderim se u bë sebep bashkë me trimat tjerë heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për lirinë e atdheut tonë!
Dita e sotme shënon një kujtim pikëllimi për familjen time, kur 23 vite më parë, humbëm babanë tonë.
Por ajo që fituam, është më me peshë, ajo arrihet një herë në jetë. Lirinë na sollën edhe Gani e Brahim Nura – i pari baba, i dyti kushëri, të cilët ranë heroikisht në dhe për tokën ku kishin lindur.
Lavdi të gjithë heronjve dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!