Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga e hëna do të filllojnë punimet për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtritshme në “Soliterët e Ulpianës”, raporton Express.
Marrëveshja për këtë është nënshkruar sot me Millennium Foundation Kosovo
“Lajm fantastik për banorët e lagjes “Ulpiana”! Nënshkruam “Marrëveshjen e Bashkëfinancimit” me Millennium Foundation Kosovo për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtërishme në Ndërtesat Shumëbanesore, të njohura për qytetarët si ‘Soliterët e Ulpianës’. Punimet do të fillojnë të hënën! ??”, ka shkuar Rama./Express