Kryetari i Prishtinës ka premtuar se rruga e famshme “Muharrem Fejza” do të rregullohet përbrenda 40 ditësh.
Në ditën kur ka filluar zhvendosja e disa kioskave atje, Rama ka qenë prezent teksa ka deklaruar për media se punimet në “Muharrem Fejza” do të kryhen për 40 ditë.
“Kemi ardhur te pajtimi, negociata dhe për të zhvendosur kabinat që do të na lejojnë përfundimin e rrugës “Muharrem Fejza”, rruga që tash është në zhavorr. Kemi marrë masa menjëherë për të shtruar me zhavorr sepse gjatë dimrit s’mund të kryesh punë tjera. Tash që jemi në pranverë, kemi temperatura plus kemi një tempo të zhvillimit të përfundimit të rrugës ‘Muharrem Fejza’. 40 ditë totali”, ka deklaruar Rama.
“Edhe 39 ditë prej sot për ta përfunduar gjithë rrugën ‘Muharrem Fejza’ e më pastaj vazhdojmë me analizë për kanalizime që do t’i incizojmë se çka është instaluar, e t’i testojmë edhe sa funksionojnë”, ka thënë më tej i pari i Prishtinës