Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar ish-Sekretaren e SHBA-së, Madeleine Albright në një vjetorin e kalimit të saj në amshim, përcjell Gazeta Papirus.
Krasniqi e quajti atë mike të madhe të Kosovës, që ka kontribuar në ndaljen e gjenocidit serb në Kosovë dhe mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë gjatë kohës së luftës së fundit.
Ai shprehi nderimet më të thella për jetën dhe veprën e saj.
Postimi i plotë i tij:
“Një vit pa miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright!
Emri i zonjës Albright ka hyrë përgjithmonë në histori, me kontributin e saj të shquar si ish-Sekretare e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mbështetur Kosovën në periudhën e luftës dhe ndaljen e gjenocidit serb në vendin tonë.
Diplomate e shkëlqyer, avokuese e të drejtave të njeriut dhe promotore e demokracisë në botë. Të tillë do ta kujtojmë përherë Madeleine Albright.
Nderimet më të thella për jetën dhe veprën e saj?”/Gazeta Papirus/