GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kryetari i Mitrovicës Veriore nuk beson që do t’i kërkohet dorëheqja: Zgjedhjet në vitin 2025

02/06/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme, Opinione
Koha e leximit:2 mins read
Atiq kërkon nga Auditori të fillojë auditimi i komunës së Mitrovicës së Veriut
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka thënë se mandati i tij do të zgjasë deri në vitin 2025, kur në Kosovë mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ai ka thënë se nuk beson që do t’i kërkohet dorëheqja nga dikush.

Atiq, në një intervistë për T7, ka thënë se po angazhohet që t’i plotësoj kërkesat dhe nevojat e kësaj komune.

“Nuk mendoj që kanë me na e kërku dorëheqjen. Ne nuk mundemi me ndiku në politika më të mëdha, por e imja si kryetar komune është që ta jap maksimumin për premtimet të cilat i kemi pasur në fushatë. Po shpresoj që kena filluar me një vrull të mirë dhe pozitiv. Shpresoj që në ditët e fundit, në zgjedhjet e rregullta në vitin 2025, t’ia arrijmë me kry punë të mira”, ka deklaruar Atiq.

Atiq ka thënë se është e çuditshme se si prijësit e Listës Serbe nuk janë lodhur duke e kërkuar tërheqjen e plotë të forcave të Policisë së Kosovës nga veriu.

Ai ka thënë se subjekti i tij, VV nuk do ta plotësoj këtë kërkesë. Ka thënë se i njeh mirë bashkëpunëtorët e tij.

“Kërkesa e tyre për largim të forcave policore është e kahmotshme dhe është për çudi se si nuk janë lodhur me këtë kërkesë. Unë vij nga subjketi politik dhe duke e njoftë, nuk mendoj që ka me pasë zmbrapsje në këtë drejtim. Ata që bëjnë këso kërkesash, mirë është të pajtohen sa më shpejht me realitetin e ri, që shtrirja e sovranitetit është një realitet i ri dhe s’ka me pas zbrapsje në këtë drejtim”, ka deklaruar Atiq.

I pyetur nëse e ka takuar kryeministrit Albin Kurti ditëve të fundit, ai ka thënë se po këshillohet me kabinetin dhe këshilltarët e tij.

“Takim nuk kemi pasur, kemi me kabinetin e kryeministrit. Takim, me sa më kujtohet, që pas seancës së betimit, jo, nuk kemi pasur”, ka theksuar ai.

Gjatë ditës së djeshme, kryeminsitri Albin Kurti ka dhënë sinjale se katër komunat veriore mund të shkojnë sërish në zgjedhje.

Tags: eden atiqKosovëMitrovica Veriorezgjedhjet e ardhshme lokale
ShareTweetShare
Previous Post

Kosovë, Kurti përplaset me opozitën/ Kriza në veri, opozita i kërkon të tërhiqet

Next Post

Tiranë/ Dy të arrestuara brenda Ministrisë së Shëndetësisë, ja për çfarë akuzohen

Next Post
Tiranë/ Dy të arrestuara brenda Ministrisë së Shëndetësisë, ja për çfarë akuzohen

Tiranë/ Dy të arrestuara brenda Ministrisë së Shëndetësisë, ja për çfarë akuzohen

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.