GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kryetari i Gjilanit shkarkon komisionin për të cilin u raportua se u ndau para familjarëve të zyrtares së VV-së

29/03/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kryetari i Gjilanit shkarkon komisionin për të cilin u raportua se u ndau para familjarëve të zyrtares së VV-së
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shkarkuar komisionin vlerësuas, pjesë e të cilit ishte zyrtarja e Vetëvendosjes, Enkelejda Arifi, për të cilën u raportua se ka ndarë projekte për familjarët e saj, duke e shpërblyer djalin dhe kunatin me mbi 7500 euro.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hyseni ka thënë se ai sot ka anuluar të gjithë procesin të thirrjes publike për subvencionimin e organizatave dhe individëve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ai është shprehur se do ta mbajë premtimin e tij për komisione të pavarura dhe të pandikuara.

“Ne jemi zotuar për komisione të pavarura nga politika, profesionale dhe të pandikuara, gjithmonë duke siguruar vlerësim të drejtë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Përveç zotimit ky është edhe obligim i yni”, shkroi ai në Facebook.

“Shkarkojmë komisionin vlerësues dhe rihapim thirrjen nga fillimi për të cilën do të themelojmë komision të ri dhe do të sigurojmë monitorim të procesit”, tha tutje ai.

Ndryshe, Gazeta Sinjali të martën ka kontaktuar me Enkelejda Arifin, për të marrë një deklaratë lidhur me raportimet ku është lakuar emri i saj. Arifi ka thënë se procesi për ndarjen e subvencioneve nuk ka përfunduar ende, teksa ka refuzuar të përgjigjet për lidhjen e saj familjare me Blendi Arifin dhe Mehmetali Arifin.

Ajo tha për Sinjalin se “nuk kanë të bëjë asgjë” raportimet se i ka shpërblyer djalin dhe kunatin e saj, teksa ka shtuar se këtë nuk mund të flas në emër të institucionit.

Njoftimi i plotë i Hysenit:

Ne jemi zotuar për komisione të pavarura nga politika, profesionale dhe të pandikuara, gjithmonë duke siguruar vlerësim të drejtë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Përveç zotimit ky është edhe obligim i yni.

Nga vlerësimi i bërë procesit ne konstatojmë për parregullsi, të mjaftueshme për ta kontestuar dhe për të vendosur për anulim të gjithë procesit të thirrjes publike për subvencionimin e organizatave dhe individëve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shkarkojmë komisionin vlerësues dhe rihapim thirrjen nga fillimi për të cilën do të themelojmë komision të ri dhe do të sigurojmë monitorim të procesit.

Gjithashtu dua të përcjell porosinë për secilin dhe kudo që synon parregullsinë se ne nuk do të kemi tolerancë ndaj askujt sepse kemi marrëveshje me qytetarin për transparencë, llogaridhënie dhe korrektësi.

Ne jemi të vendosur dhe këtu nuk ka mes e as kompromis.

 

Tags: Alban Hyseni
ShareTweetShare
Previous Post

Njoftimet ndryshe, nikoqiri flet “për lisa”, Kurti “për fshisa” (VIDEO)

Next Post

I kishte quajtuar kriminelë, ministrja Haxhiu tash habitet pse nuk e pritën Thaçi e Veseli (Video)

Next Post
I kishte quajtuar kriminelë, ministrja Haxhiu tash habitet pse nuk e pritën Thaçi e Veseli (Video)

I kishte quajtuar kriminelë, ministrja Haxhiu tash habitet pse nuk e pritën Thaçi e Veseli (Video)

Lajmet e fundit

Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

23/05/2025
Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit zhvillohet sot

Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit zhvillohet sot

23/05/2025
Mot me diell e me vranësira

Mot me diell e me vranësira

23/05/2025
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

23/05/2025
Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit zhvillohet sot

Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit zhvillohet sot

23/05/2025
Mot me diell e me vranësira

Mot me diell e me vranësira

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.