Kryetari i fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti ,përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ju ka bërë Apel qytetarëve të Krushës dhe vullnetmirëve, që të vazhdohet me ndihmën për vazhdimi e ndërtimit të tri shtëpive për familjet nevojtare në Krushë e Madhe , dhe ndërtimin e morgut të fshatit, transmeton /Gazeta Papirus/
Statusi i tij :
Thirrje për Ndihmë
Vazhdimi i ndërtimit të tri shtëpive për familjet nevojtare në Krushë e Madhe dhe ndërtimi i morgut të fshatit.
(në ndërkohë do të kemi planin në detaje dhe koston).
Të dashur/a vullnetarë/e e vullnetmirë/e nga Krusha e Madhe dhe kudo që jeni në mbarë Kosovën, shqiptarinë e në diasporë,
këtë vit po e përmbyllim me shumë brenga e nevoja nga më të ndryshmet, e që fatkeqsisht duket se do t’i kemi edhe në vitin e ri 2022
Vitin 2021 e filluam me sfida të ndryshme, humbje të mëdha në njerëz si pasojë e sëmundjeve të pashërueshme dhe vazhduam me po të njëjtat. Por, ishin njerëz të vullnetit të mirë si ju, që na u gjetën pranë për të na lehtësuar e ndihmuar dhembjet tona.
Me ndihmën e të madhit zot, arritëm që së bashku të bëjmë gjëra mbase jo të mëdha për ne, por shumë të nevojshme dhe jetësore për nevojtarët.
Edhe pse jemi fshat i dalë nga lufta, ku akoma hiri e bloza është prezente dhe pasojat e gjenocidit serb vërehen gjithandej në Krushë, ne, asnjëherë nuk ndaluam.Me sakrifica të shumta familjare vazhduam ta rigjallrojmë jetën në fshat, bashkë me familjet dhe juve njerëz vullnetarë e vullnetmirë.
Duke i anashkaluar aktivitetet tjera në fshat (e që janë të shumta edhe këtë vit) dhe duke i falënderuar përjetësisht gjithë ata/o Krushjanë/e me zemër të madhe që ndihmuan në mbarëvajtjen e tyre, po i përmend vetëm rastet për të cilat kërkuam ndihmë në emër të fshatit, në mënyrë të hapur.
Filluam të riparojmë xhaminë e fshatit Krushë e Madhe në vlerë prej mbi €20.000, më pas, falë donacionit prej €10.000 nga z. Labinot Tahiri dhe stafit të tij z.Alban Bega me shokë, meremetuam edhe tri (3) shtëpi të nënave që ngelën pa burra si pasojë e gjenocidit serb, për të vazhduar tutje dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunën e Rahovecit, përmes asambleistëve znj.Fjolla Duraku ,Artan Zenuni, Berat Duraku të prirë nga kryetari i komunës z.Smajl Latifi arritëm që të ndihmojmë ndërtimin e tri shtëpive në Krushë të Madhe, ku familjet veq se kishin filluar ndërtimin me forca të veta, përkundër vështirësive materiale.
Këtij aksioni humanitar ju bashkëngjitën familjet e bizneset Krushjane dhe të zonës, të cilave ju përkulemi deri në brez për ndihmën e ofruar.Mbesim me shpresën që shembulli i tyre të vazhdohet edhe nga të tjerët.
Andaj, duke falënderuar secilin prej jush, po patët mundësi, ju kërkoj që të ndihmoni në ndërtimin e shtëpive të nisura dhe të morgut që presim të fillojë së shpejti, falë juve.
Zoti ju shpërbleftë juve dhe familjet tuaja me shëndet të mirë dhe me gjithë të mirat e kësaj bote. (Emrat e përfituesve ngelen anonim, përveq xhamisë së fshatit që është vend publik)
Së bashku mund të bëjmë shumë!
Faleminderit kompanive, mjeshtërve dhe komunës së Rahovecit që kanë ndihmuar deri tani, edhe pse kanë dashur të ngelen anonim.
Pa lejen e tyre po i bëj publike me qëllimin e vetëm që ta dini, siq e din i madhi zot se në këtë vend jemi të shumtë dhe nuk ndalojmë, e ato janë:
1.JETONI’ Krushë e Madhe
(materiale ndërtimi)
2. ‘Dukagjini- A.H’ Krushë e Madhe
(materiale ndërtimi),
3. ‘SEFA-BETON’ Sh.p.k Krushë e Madhe
(beton i gatshëm)
4. IMN ‘TULLTORJA’ Sh.p.k Landovicë
(3000 blloqe gjysëm gitter)>
4. ‘Euro – Drinia’ Krushë e Madhe
>(Ngarkim, shkarkim dhe transport)
5. ‘Labi qeramika’ sh.p.k Xërxë
(Material për një banjo)
6. ‘Lumi – Plast’ Rogovë
(Derë dhe dritare për një dhomë)
6. ’Ramadani’ sh.p.k Krushë e Madhe
(Zhavor të fraksioneve të ndryshme)
7. ‘NATEX’ Krushë e Madhe,
(materiale për rrymë dhe sanitari)
8. Elektroinstalues z. Ruzhdi Dellova
Krushë e Madhe (instalimi i rrjetit)
9. Komuna e Rahovecit,
10. Z. Urim Rexhepi nga Celina
(Para të gatshme, €50), etj.
Për më shumë info, mund të më kontaktoni në nr 044 203 945 (edhe në viber) dhe në nr. 043 901 999 (edhe në Whatsapp).
Jungjatjeta,
Selami Hoti
Kryetar i Këshillit të Fshatit Krushë e Madhe