Në ditën e parë të Fitër Bajramit, kryetari i Skenderajt ka vendosur që të vizitoj një loke nga fshati Vajnik.
Nura përmes një postimi në Facebook, njoftoi se e bëri nijet që vizitën e parë për këtë Fitër Bajram ta bëjë te lokja Mera, shkruan Gazeta Papirus.
Lokja Mera jeton e vetëm, por kryetari Nura theksoi se ajo nuk është e vetmuar.
“Bëra nijet vizitën e parë në këtë ditë të bekuar te lokja Mera në Vajnik – e vetme por jo e vetmuar, që t’i uroj me gjithë respektin Fitër Bajramin”
Ai gjithashtu tregoi se lokja Mera, ka pasur shumë sprova në jetë si mungesa e herëshme e fëmijës dhe poashtu vdekjen e bashkëshortit.
“Mes sprovave të shumta në jetë, me mungesë të përhershme të fëmijës dhe vdekjen e bashkëshortit, ndaj të cilit ka përmbushur premtimin se nuk do ta lërë shtëpinë ku kishin kaluar një pjesë të jetës.”
Nura si përfundim uroj të gjithë besimtarët musliman Fitër Bajramin.
“Nga ky konak gjithmonë derëhapur, të gjithë ju besimtarë, motra e vëllezër, Për hajr Bajramin!”
Kryetari Fadil Nura, në fotopostim u pa duke i dhuruar një ëmbëlsirë lokës Mera./GazetaPapirus