Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka pritur në takim kampionin e karates Enkel Hamitin bashkë me dy trajnerët e tij, Fidair dhe Ideal Berisha, shkruan Gazeta Papirus.
Enkel Hamiti kishte fituar medalje e artë për U-14, katetoria 55kg në Porec të Kroacisë.
VIDEO KUR ENKELI SHPALLET KAMPION
Njoftimi nga Komuna e Fushë Kosovës:
Pritje në Zyrën e Kryetarit të Komunës *
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha ka pritur Kampionin, Enkel Hamiti, sportistë në Klubin e Karatesë “ Martial Arts Fushë-Kosova” dhe Trajnerët Fidair Berisha dhe Ideal Berisha.
Enkel Hamiti ishte pjesëmarrës në garat e Karatesë Poreq (Youth League), Kroaci ,me çrast Enkeli mori titullin e “Kampionit në Kategorinë U14, +55”, pas gjashtë fitoreve me rradhë.
Sportisti dhe Trajnerët e falenderuan Kryetarin për pritjen dhe dhuraten simbolike si dhe për punën e mirë që po e bën rreth sportit në Fushë-Kosovë.
Kryetari Berisha e përgëzoi Enkel Hamitin dhe Klubin e Karatesë për suksesin e arritur.