Dje për vizitë në Rahovec e Drenoc ishin nga kryesia e OVL-së e UÇK-së, duke e vizituar kryetarin e OVL-së të Rahovecit z,Vajdin Berisha i cili është i sëmurë, me këtë rast ka shkruar prof.Sabahajdin Cena.
Statusi i tij :
VIZITË E BURRAVE QË BURRËROJNË
(Vizita e Kryesisë Qendrore të OVL
të UÇK-së në “Lugun e Gjeraqinës)
Mu në muzgun kur 17 dhjetori i këtij viti duhej të tërhiqej me karrocën e tij dimërore e t’ia lëshojë vendin 18 dhjetorit, në”Lugun e Gjeraqinë” arriti një grup i burrave që i burrërojnë edhe të tjerët. Pas vizitës që anëtarët e Kryesisë së Organizatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia bënë bashkëluftëtarit tonë Vajdin Berishës në fshatin Drenoc të Rahovecit, të gjithë së bashku më vizituan në “Lugun e Gjeraqinës”.
E di se në këtë lugshtajë te “Lugu i Ganës” e prapa “Ma-jës së Shkodranit” përherë kam vizitorë, por kjo e ditës së sotme ishte diçka më e madhërishme e së andejmi edhe më madhështore. Për vizitë arriti bashkëluftëtari Faton Klinaku me Prend Marashin e me një grup të madh shokësh për të më vizituar.
E burrëruan vetën, por edhe mua për arsye se ishte strukturë e parë që më vizitoi, përveç atyre që vinë kur fillojnë fushatat parazgjedhore. Kryetari, përkatësisht ushtruesi i detyrës, nuk kishte ardhur për fusdhatë, por për ta nderuar Vajdinin prandaj krenaria ishte
e dyfisht; burrat i burrojnë edhe të tjerët, e grupi i vizitorëve të sotëm në “Lugun e Gjeraqinës” ishte me burra, mbetën burra dhe do të jenë përherë e krahas kësaj do t’i burrërojnë edhe të tjerët.
SHËRIM TË SHPEJTË VAJDIN BERISHËS!
LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!
RESPEKT PËR TË GJITHË BASHKËLUFTËTARËT!
LAVDI DËSHMORËVE!