Një aksion i gjerë policor është zhvilluar këtë mëngjes në Kaçanik, i lidhur me vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamed Lika.
Për rastin ka folur Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Burim Çerkini.
Pjesë nga fjalimi i tij:
Prokurori është angazhuar maksimalisht në veprimet procedurale për këtë rast, kemi bërë të gjitha veprimet e mundshme për zbardhjen e këtij rasti.
Rast kogja i ndjeshëm. Siç dihet me datën 1 prill humbi jetën rreshteri Muhamed Lika. Ne si prokurori jemi falënderues për punën e madhe që e ka bërë Policia në bashkëpunim me Prokurorinë në Ferizaj, por edhe me Gjykatën,
Ku çdo kërkesë është mbështetur edhe nga ana e tyre, dhe kemi arritur t’i arrestojmë 7 persona, të cilët dyshohet, kemi dyshim të bazuar mirë, se kanë marrë pjesë në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
Punë e palodhshme është bërë nga Prokuroria. Sot kemi rezultat preliminar, ku 7 persona po intervistohen dhe do të vazhdohet procedura më tutje.
Çka dua të them është që bashkëpunimi mes institucioneve gjithmonë rezulton me rezultate pozitive, siç është rasti sot. Si Prokurori e Polici ia kemi pas borxh rreshterit Lika që të kemi këtë punë dhe këtë rezultat.
Janë një grup me 7 shtatë persona që kanë marrë pjesë në kryerjen e kësaj vepre penale.