Vrasja e ushtarëve rusë nuk është mëkat, tha të hënën, Mitropoliti Epiphanius I i Ukrainës, kreu i Kishës Ortodokse të Ukrainës, raportojnë mediat shtetrore të këtij vendi, transmeton Gazeta Metro.
“Ne si komb nuk i urojmë vdekjen fqinjëve tanë”, tha ai. “Megjithatë, që kur ata erdhën në tokën tonë, ne po mbrojmë tokën tonë. Të mbrohemi nuk është mëkat.”
Kryepeshkopi bekoi popullin ukrainas në luftën e tyre kundër Rusisë.
Kjo nuk është deklarata e parë që kryepeshkopi bën në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, me një deklaratë të mëparshme në fund të shkurtit duke argumentuar se “shpirti i anti-Krishtit vepron në udhëheqësin e Rusisë”, shkruan The Jerusalem Post.
Ai pretendoi se “shenjat” u zbuluan për të treguar këtë, duke përmendur “Krenarinë, përkushtimin ndaj së keqes, pamëshirshmërinë dhe fenë e rreme”.
Kryepeshkopi bëri një krahasim interesant “ishte udhëheqësi nazist Adolf Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore”, pohoi Epiphanius: “Kjo është ajo që Presidenti rus Vladimir Putin është bërë sot”