Javën e kaluar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim partitë opozitare. Kësaj ftese nuk iu përgjigj Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Ata kërkuan që Kurti të raportoj në Kuvend për çështjen e dialogut, planin franko-gjerman, marrëveshjen për Asociacionin që këto ditë një draft i sajë është publikuar në media e çështjet tjera.
Por nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar nëse kryeministri do të raporton në Kuvend për çështjet që i ka kërkuar opozita.
Në një përgjigje për FrontOnline, zëdhënësi për media i Qeverisë, tha se mospjesëmarrja e dy liderëve të opozitës në takim, Memli Krasniqit e Lumir Abdigjikut, është dëshmia më e mirë për mosinteresim e tyre për të diskutuar rreth procesit të dialogut.
“Dy liderët tjerë, ai i LDK-së dhe PDK-së, ishin përgjigjur negativisht. Mospjesëmarrja e tyre është dëshmia më e mirë për mosinteresim e tyre për të diskutuar rreth procesit të dialogut dhe qasjen e tyre pasive për këtë çështje”, tha Përparim Kryeziu zëdhënës i Qeverisë për Front Online.
Muhaxheri: Kurti nuk është transparent për procesin e dialogut, të raporton në Kuvend.
Se Kurti duhet të raporton në Kuvend e thonë edhe njohësit e politikës në vend, madje ata po thonë se qasja e Kurtit ndaj dialogut dhe marrëveshjeve të rëndësishme për vendin nuk është transparente.
Profesori Artan Muhaxheri, për FrontOnline, tha se kryeministri Albin Kurti, duhet që sa më parë të raporton në Kuvend për çështjen e dialogut.
“Kryeministri kurti duhet që sa më shpejt të raportoj në kuvend për ato që kanë ndodhur në muajit e fundit dhe për ato që pritet të ndodhin sepse ai duhet që t’i shpjegon edhe pozicionet e tij karshi kërkesave ndërkombëtare për shembull planin gjermoano-francëz dhe të tjera. Qytetarët e Kosovës meritojnë që të mbahen të informuar nga kryeministri për zhvillimet dhe qëndrimet shtetërore në këtë proces”, tha ai.
Muhaxheri, tutje e kritikoj Kurtin për mos transparencë për procesin e dialogut.
Ai tha se qytetarët e Kosovës më shumë marrin informata nga Beogradi se sa nga Kurti.
“Qasja e kryeministrit Kurti ndaj transparencës për procesin e dialogut është e papranushme sepse fatkeqësisht qytetarët e Kosovës më shumë informata marri nga mediat apo nga Beogradit se sa nga kryeministri Kurti”, tha Muhaxheri.
Arifi: Kurti të raporton në Kuvend për çështjen e dialogut, kërkesa e opozitës është e drejtë.
Kërkesën e opozitës që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të raporton në Kuvendin e Kosovës për procesin e dialogut, po e përkrahin edhe njohësit e çështjeve politike në vend.
Dritro Arifi, për FrontOnline, tha se kërkesa e opozitës është e drejt, kryeministri duhet që të raporton në Kuvend më pas të t’i fton partitë politike për diskutim.
“Sa i përket kërkesës së dy partive opozitare PDK-LDK që kryeministri Kurti të raporton në Kuvend për të gjitha çështjen e dialogut Kosovë-Serbi besoj që është rruga e duhur që të paktën një herë të bëhet në kuvend. Kryeministri të raporton në formën e duhur, normalisht gjërat tjera të mos të jenë të hapura për publikun atëherë mund ta bëjë ftesën për parti politike që të diskutohet për çështjen e ndonjë marrëveshje apo strategjia pra duhet t’i shkohet punëve një nga një pra një herë të diskutohet në Kuvend mandej të diskutohet për detajet tjera që nuk janë për publikun me partitë tjera parlamentare”, tha ai për Front Online.