GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kryeministri po lyp bela! Po kërkon një armik që ia merr pushtetin me dhunë

15/09/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:6 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

 Rrahman Jasharaj po lyp pare, Kryeministri po lyp bela!

Albin Kurti po e paguan belanë me pare.

‘Ti lypës e unë përderës’: asnjërit s’ka kush ua jep atë që po e lypin.

  • I quan analfabetë – mësimdhënësit durojnë.
  • I nënçmon dhe i braktis – mjekët e infermierët durojnë..
  • Administratën e quan ‘të poshtër’, por administrata nuk e prishin qetësinë ‘Po thu që jemi të poshtër, a’!

Nuk thotë 80 ose 90 për qind, por thotë 83 për qind e administratës janë qenie politike.
I ka numëruar.

Duhet të jemi qenie apolitike?

  • I fyen diasporën- ata vazhdojnë t’ia financojnë fyerjet.

Askush nuk ia jep atë qē e lyp -belanë.
Askush nuk e merr seriozisht, aq seriozisht sa të provojë t’ia rrëzojë qeverinë.

As nuk e duan.
As nuk i tutën.
As nuk e marrin seriozisht.

Fol, Makiavel!

Kur nuk të marrin seriozisht – të lënë varur, nuk ta prejnë konopin, pra, Albin Kurti sot e ka veç një armik që mund ta shpëtojë nga vetvetja: Albin Kurtin.

Është kryeministër, dhe po prishet me të gjithë përnjëherë – në kërkim të një armiku që ia
merr pushtetin me dhunë.

Kryeministri po provokon dhunë dhe luftë qytetare: por askush nuk është i disponuar për të vdekur.
Mos ia jepni atë kënaqësi. Kushdo që e rrëzon – e përtrinë, e shpëton.
Lëreni të vuaj.

  • Sot, i pashë dy lypës që i ankoheshin njëri-tjetrit për krizën ekonomike.
    Ka rënë mëshira në nivelet më të ulta.
    Njëri lyoës e mblidhte mëshirën në kutinë e zbrazur të Iphon-it, e tjetra lypëse në të Samsungut.

Në lajme, e pashë Kryeministrin që e imitonte të folmen e kryesindikalistit. I ka ardhur shumë mërzi që e ka quajtur ‘vëlla’.
Kur dikush e tëhollon zërin kur e citon dikë-dmth e përbuz.

Vëlla – përdoret për t’iu drejtuar dikujt me ngrohtësi, në mënyrë familjare e miqësore.

Edhe unë e kam mërzi të folmen familjare me njerëz të huaj, sepse është e rrejshme.

Në Institucionet e Kosovës ndodh që zyrtarët e thërrasin njëri-tjetrin: axhë, teze, hallë…e sidomos ‘shoqe’.
Dashnia është aa e madhe, para shpërthimit, sa që gratë e quajnë njëra-tjetrën ‘shoqe’ kurse shokët e ngushtë (më të sinqertë) e quajnë njëri- tjetrin ‘o budallë’!

Neve, na vjen shumë mërzi kur na quajnë ‘zojë’.
T’kish qenë bile që na thërrasin ‘zonjë’, po e theksojnë ‘ö-në, iu teket, të quajnë zojë’.

E kanë marrë zanat, shqiptarët gjithkund dhe gjithkë e thërrasin zojë: ‘jo – zojë’, ‘po – zojë’, ‘fol – zojë’, ‘a mundem me t’ndihmu zojë’!

‘Zojë e ranë’, ‘zojë e shehrit’, ‘ashtin-zojë’, këto janë shprehje që ta kujtojnë një grua bukur të moshuar (pronare ape bashkëpronare e një bunde të bardhë), por e mirëmbajtur, që lëviz, ec dhe flet ngadal.

Taksistët, mjeshtrit, besimtarē të thërrasin ‘motër’ ‘hajde motër’ se u nisëm…për të krijuar besim; kurse në treg të thërrasin ‘kojshike’, që me kriju edhe distancë edhe respekt.

Në butiqe vakzat e gratē të thërrasin ‘zemër’, që më së shumti e kam mërzi.
Njërës, një herë në një dyqan, m’u tek ‘po, zemër’, ‘jo zemër’, dhe kur e pashë qē s’po ka të ndalur, me zë të lart i thashë: ‘Nuk më ke zemër. Mos më quaj ti mua zemër’.,

Sa më shumë që s’duhen njerëzit – aq më shumë e degradojnë dashurinë.
Dashuria është e shenjtë dhe e kisha mbrojt me ligj.
Të rrallë kishin qenë ata shqiptarē që ua kisha ‘dhënë’ lejen të flasim për dashuri.

Rrahman Jasharaj nuk ka pse e quan ‘vëlla’ Albin Kurtin, se nuk e ka vëlla.
Askush vëllaun nuk e thirr vëlla, por e thirr me emër.

Afërsia falls nuk krijohet shpejt, aty për aty me fjalë boshe dhe me shprehje folklorike.

Lypësar nuk je, mëshirë mos lyp, mos e lut.

Që Rrahman Jasharaj e ka lutur kryeministrin për ndihmë tregon se nuk ka prapavijë (siç po thotë kryeministri).

Se, të isha unë në krye të sindilatave do t’i lypja diçka që nuk do të mund të ma jepte: kjo quhet hile!!

Kryeministri nuk e ka obligim moral por e ka detyrë ta zgjidh problemin e grevës në arsim.

Është fakt, e vërtetë e madhe se
; Shqiptarët janë varfëruar shumë, se Kemi nevojë për ndihmë.

E jo, nuk zbutet djalli me fjalë..
Mundohesh të krijosh afërsi, i thua ‘vlla’ dikujt që vëllain e tij (para kamerave) e ka takuar në sheshin Nëna Terezë e nuk e ka përshëndetur.

Çka është vëllazëria?
Krejt drama shqiptare e ka rrënjën te ndarja e vëllezërve.
Aty lind ndjesia e hiles me rastin e ndarjes së pasurisë dhe ajo ndjesi nuk hiqet kurrë më.

Dashuria është ilaç. Nuk mund ta përdorësh për të kryer punë.

Albin Kurti na ka mashtruar, anipse e kemi ditur se aty ku ka dredhëza shumë duhet ta marrësh shportën e vogël.

Edhe unë i kam mashtruar shumë votues, kur u kam thënë (dhe organizuar) ta votojnë Albin Kurtin, nisur mga prindërit e mi, vëllezërit, motrat, familjen e gjërë, krejt kë e kam njohur dhe sidomos lexuesit.

Shpejt e kam kuptuar, menjëherë e kam kuptuar se jam mashtruar, se e kam përkrahur një lloj të njeriut që Zoti e urren më së shumti – mosmirënjohësin.
Më ndodhi ajo që nuk e prisja: Deves ia vuri përpara gonarin që ta prijë.

Jeta është e poshtër. Çdo gjë e rrejshme bie, dhe në fund mbetet vetëm e vërteta. E, e vërteta kurrë nuk duket e bukur.

I dini ato stereotipet, kur e takon dikë, dhe ia nis miqësisë, aq shumë të magjeps e të mashtron, ose e mashtron ti, sa në një çast personi i kundërt të thotë ‘ku je kanë deri tash’.
Demek, a është e mundur që ekziston dikush si ti.
Pasi çuditet me mrekullinë tënde – zhduket, ose Ai ose çudia.

P.S. I don’t need no arms around me.
And I don’t need no drugs to calm me.
I have seen the writing on the wall.
Don’t think I need anything at all

Tags: Albin KurtiKimete Berisha
ShareTweetShare
Previous Post

Fotografi e papublikuar më parë, Hashim Thaçi në zyret e BSPK-së në vitin 1992

Next Post

Lirohen pak nafta dhe benzina, çmimet për 24 orët e ardhshme

Next Post

Lirohen pak nafta dhe benzina, çmimet për 24 orët e ardhshme

Lajmet e fundit

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

21/05/2025
Zelensky: Putin po luan me jetët e njerëzve edhe në kohën e Pashkëve

Zelensky telefonon Rutten: Pa presion mbi Moskën nuk mund të arrihet paqe

21/05/2025

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

21/05/2025

Legjenda e Mujë Halitit që mashtronte se për 50 euro shëronte migrenën dhe nervin shiatik

21/05/2025
Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

21/05/2025
Zelensky: Putin po luan me jetët e njerëzve edhe në kohën e Pashkëve

Zelensky telefonon Rutten: Pa presion mbi Moskën nuk mund të arrihet paqe

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.