Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Kurti ka uruar mirësi e begati në shtëpitë e qytetarëve dhe për shtetin tonë.
“Me fat Fitër Bajrami! Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe!
Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfërit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje. Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.