GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kryeministri Kurti uroi Njësinë Speciale Intervenuese në 15 vjetorin e themelimit

18/01/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Kryeministri Kurti uroi Njësinë Speciale Intervenuese në 15 vjetorin e themelimit
Share on FacebookShare on Twitter

Në përvjetorin e 15-të të themelimit të Njësisë Speciale Intervenuese, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e vizitoi kampin e kësaj njësie , me ç’rast e përgëzoi për punën, angazhimin dhe kontributin pa kursim e të parezervë që në Kosovë të sundojë ligji dhe të ketë siguri për të gjithë qytetarët e Republikës.

Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është në shërbim të qytetarëve, por edhe në shërbim të mekanizmave shtetërorë si Policia e Kosovës, pa të cilët nuk mund ta mbajmë zhvillimin e progresin, mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarit të Republikës.

Në të njëjtën kohë, u tha ai prestareve të Njësisë Speciale Intervenuese, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për nevojat tuaja dhe për mungesat që ekzistojnë dhe gjithashtu për mundësitë që duhet t’i shtojmë, prej çështjes së mungesës së pajisjeve dhe armatimit në disa prej njësive, mbrojtjeve shtesë në kushtet e rrezikshmërisë së lartë dhe çështjes së pagës.

Kryeministri Kurti tha se nevojat dhe mungesat e tilla do të trajtohen me prioritet jo vetëm nga Ministria e Punëve të Brendshme, por nga i gjithë kabineti qeveritar.

Duke u shprehur mirënjohje për sakrificën dhe situatat e rrezikshme me të cilat përballen në punën e tyre, që Republika e Kosovës të jetë gjithmonë vend i kushtetutshmërisë, i ligjshmërisë, i drejtësisë dhe i sigurisë, kryeministri Kurti i uroi për 15 vjetorin e themelimit dhe i përgëzoi për angazhimin në veçanti komandantët e njësive.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti para njësive speciale:

Dua t’i falënderoj sot të gjithë ata që ditë e natë, për muaj e vite, kontribuan, u angazhuan pa pushim, pa kursim, pa rezervë, në mënyrë që në Kosovë të sundojë ligji, të ketë siguri për të gjithë dhe në këtë mënyrë Republika e Kosovës të jetë vend i kushtetutshmërisë, i ligjshmërisë, i drejtësisë dhe i sigurisë.

Në veçanti dua të përshëndes kolonel Mentor Shabanin që është komandant i Njësisë Speciale Intervenuese, kolonelin Agron Nezaj, drejtor i drejtorisë së Njësive speciale , majorin Amir Gërguri, komandant i Njësisë speciale operative , kapitenin Muhamet Rushiti, shef i Njësisë për trajtimin e mjeteve eksplozive dhe togerin Ilir Gashi, komandant i Njësisë K9.

Qeveria e Republikës së Kosovës është në shërbim të qytetarëve tanë, por edhe në shërbim të mekanizmave shtetërorë si Policia e Kosovës, pa të cilët nuk mund ta mbajmë zhvillimin e progresin, mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarit të Republikës. Në të njëjtën kohë ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për nevojat tuaja dhe për mungesat që ekzistojnë dhe gjithashtu për mundësitë që duhet t’i shtojmë. E ajo që duhet për Policinë e Kosovës, ajo duhet edhe për Qeverinë e Kosovës. Prej çështjes së mungesës së pajisjeve dhe armatimit në disa prej njësive, pastaj prej mbrojtjeve shtesë në kushtet e rrezikshmërisë së lartë, pastaj çështjes së pagës së ulët që është tek ne.

Mandej kontratat për shërbime të ndryshme të cilat duhet të shtohen dhe gjithashtu edhe te zvogëlimi i afateve kohore për çështjen e blerjes së pajisjeve dhe armatimit, që të gjitha këto dhe shumë të tjera janë preokupim i yni dhe do të trajtohen me prioritet jo vetëm nga Ministria e Punëve të Brendshme, por nga i gjithë kabineti ynë qeveritar.

Duke ju falënderuar dhe duke qenë përjetësisht mirënjohës për sakrificën tuaj, për angazhimin tuaj për punën tuaj të përditshme, të përvitshme që bëni për situatat e zakonshme dhe jashtëzakonshme në të cilat ju ballafaqoheni me rrezikun dhe që garantoni siguri për të gjithë neve, t’ua uroj 15 vjetorin në këtë datë e cila është e shënuar për kombin shqiptar, ndonëse jo edhe vetëm me krenari dhe mburrje, por edhe me dhembje e pikëllim.

17 janari, Dita e Njësisë Speciale intervenuese koincidon edhe me 17 janarin e vdekjes së Skënderbeut, e me 17 janarin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës, e Kadri Zekës.

Mirëpo kjo neve vetëm sa na mbushë me më shumë kurajo, sepse e dimë prej nga vijmë e çfarë borxhi të madh i kemi edhe heroit tonë kombëtar që e formësoi identitetin tonë në mesjetë dhe këtë e ushqejmë edhe sot e kësaj dite e deri tek para 40 viteve tre heronjtë të cilët po përpiqeshin që të bashkonin organizatat e ndryshme për lirinë e vendit tonë, për Republikën e Kosovës.

Andaj me amanetin e të parëve tanë që sakrifikuan gjithçka, por edhe me mendjen tek dëshirat e ëndrrat e qytetarëve të Republikës, do të jemi bashkë në secilën situatë në mënyrë që ju ta keni më të lehtë e Republika e Kosovës të shkojë mbarë e mirë në vitet e dekadat në vijim.

Ju faleminderit të gjithëve dhe secilit përzemërsisht.

Tags: Njësinë Speciale Intervenuese
ShareTweetShare
Previous Post

Erdogan në Parlamentin e Shqipërisë: Kemi 600 vjet miqësi, tani edhe aleatë strategjikë

Next Post

Reciprociteti i Rakiqit: AAK ia përmend UÇK-në

Next Post
Reciprociteti i Rakiqit: AAK ia përmend UÇK-në

Reciprociteti i Rakiqit: AAK ia përmend UÇK-në

Lajmet e fundit

Mbushën Katalonjën me drogë, goditet klani mafioz shqiptar

Mbushën Katalonjën me drogë, goditet klani mafioz shqiptar

24/05/2025
Blakaj: S’mendoj se do ketë burgim të përjetshëm për Thaçin dhe të tjerët

Blakaj: S’mendoj se do ketë burgim të përjetshëm për Thaçin dhe të tjerët

24/05/2025
Lekaj: President Hashim Thaçi, zëri i një populli është me ju!

Lekaj: President Hashim Thaçi, zëri i një populli është me ju!

24/05/2025
Xhakaliu: Pasiguria politike pengon investimet në Kosovë

Xhakaliu: Pasiguria politike pengon investimet në Kosovë

24/05/2025
Berisha pas takimit me presidenten: Ishte i mirë, na prezantoi disa ide si të dalim nga kjo krizë

“Bllokada vazhdon kur nuk lëviz asnjë gur”, Berisha: Jam kundër votimit të fshehtë

24/05/2025
Qeveria gjermane: Kosova stabile, rëndësi jetike për Gjermaninë e NATO-n

Qeveria gjermane: Kosova stabile, rëndësi jetike për Gjermaninë e NATO-n

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mbushën Katalonjën me drogë, goditet klani mafioz shqiptar

Mbushën Katalonjën me drogë, goditet klani mafioz shqiptar

24/05/2025
Blakaj: S’mendoj se do ketë burgim të përjetshëm për Thaçin dhe të tjerët

Blakaj: S’mendoj se do ketë burgim të përjetshëm për Thaçin dhe të tjerët

24/05/2025
Lekaj: President Hashim Thaçi, zëri i një populli është me ju!

Lekaj: President Hashim Thaçi, zëri i një populli është me ju!

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.