Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të pajtohen me ndryshimin e datës së votimit në lexim të dytë të projektligjit për buxhetin e vitit 2022.
Ai tha se s’ka asnjë qëllim tjetër pse po ua bën këtë kërkesë, por se të kryhet ky proces pasi janë gati dhe të tubuar, njofton Klan Kosova.
“Nuk ka kurrfarë qëllimi tjetër seanca e sotme përveç se leximi i dytë i bushetit 20222 dhe derisa krejt procesi ka përfunduar dhe ka shkuar në rregull. Meqenëse është e mundur më 17 dhjetor, pra pa e pritur datën 22 dhjetor, atëherë kemi menduar se është më mirë të mos zgjatemi pesë ditë të tjera kur mund të mos zgjatemi. Nuk ekzistojnë qëllime të tjera pse po mbahet seanca më 17 në vend se më 22. Nëse është e mundshme pse jo”.
Kurti tha se kjo lëvizje do të ishte e papërshtatshme nëse deputetët s’do të ishin në Kuvend, por meqenëse janë mbledhur atëherë kjo mund të bëhet.
“Ju lus, ju ftoj që ta mbështetni këtë afrim të datës së votimit projektligjit të buxhetit të vitit 2022 nga data 22 dhjetor më 17 dhjetor meqenëse edhe ashtu gjithçka ka përfunduar. Jemi gati dhe jeni të pranishëm, për çka edhe ju falënderoj